Rektorët reagojnë kundër fetarizimit të universiteteve
e enjte, 2 tetor 2008
Dy javë më parë, rektori i Universitetit të Durrësit, Agim Kukeli, deklaroi se këtë vit akademik nuk do të pranonte asnjë student që mban simbole fetare. Në këto simbole bëjnë pjesë edhe veshjet apo mjekra, që sipas rektorit Kukeli, shkelin kodin e etikës së këtij universiteti. Kështu ai u ka mbyllur shtegun polemikave që shkaktoi dy vjet më parë vendimi i rektorit Kukeli për pezullimin nga universiteti të dy studentëve myslimanë, një vajzë dhe një djalë, për shkak se vajza mbante shami dhe djali mbante mjekër, pasi i ka paralajmëruar që më përpara studentët se do të respektojë kodin e etikës. Rektori i Universitetet Politeknik, njëkohësisht edhe kryetar i konferencës së rektorëve, Jorgaq Kaçani është shprehur se është kundër simboleve fetare në shkollë. Sipas tij, Kushtetuta përcakton që shkolla është laike dhe duhet të zbatohet ky përcaktim. “Është një rregull që duhet të ndiqet nga të gjithë ata që duan një shkollë të lartë. Pasi nesër, në respekt të riteve fetare që ata ndjekin, mund të kërkojnë edhe një vend ku të falen ose të luten. Shkolla është e ndarë nga këto gjëra”, - ka sqaruar rektori Kaçani. 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
2 tetor 2008 - 23:32
3 tetor 2008 - 13:49
ndiq nyjen