Prishtinë: Të futet paganizmi ilir dhe ateizmi në xhami dhe medrese

Prishtinë: Të futet paganizmi ilir dhe ateizmi në xhami dhe medrese Duket se kërkesa e OJQ-së "Bashkësia Islame e Kosovës" për futjen e fesë si lëndë mësimore në arsimin publik ka shkaktuar reagime mes mbështetësve të paganizmit ilir dhe ateistëve shqiptarë të cilët kanë filluar të dëgjohen gjithnjë e më shpesh në hapësirat e internetit.

Paganët dhe ateistët shqiptarë si kundërpërgjigje ndaj kërkesës së organizatës abrahamike "Bashkësia Islame e Kosovës", kërkojnë që në xhamitë dhe medresetë e Kosovës të futen si lëndë mësimore me detyrim paganizmi ilir dhe ateizmi, të cilat ata i konsiderojnë si vlera që zhvillojnë kulturën shqiptare dhe që e mbrojnë atë nga "fetë aziatike" sipas tyre.

"Kështu, sigurojmë se brezat e rinj të shqiptarëve nuk do të indoktrinohen me ideologji dhe dogma aziatike dhe nuk do të cenohet e ardhmja e tyre, por do të rriten me traditë dhe vlera shqiptare", vazhdon reagimi.

Kërkesa e mëparshme e organizatës abrahamike "Bashkësia Islame e Kosovës" kishte hasur dhe ajo në pakënaqësinë e ateistëve përpos që dhe kishte rënë në veshin e shurdhër të institucioneve të Prishtinës.

Ateistët kishin reaguar herën e parë duke thënë se nëse futej feja në arsimin publik, atëherë duhej futur dhe ateizmi dhe antiteizmi (ideologji antifetare) si lëndë mësimore nëpër xhamitë dhe medresetë e Kosovës.
 71

Komente

skerdilaid
skerdilaid 
4 prill 2010 - 10:10
Citim:
Tërnava u ka dërgu letër kuvendarëve të Dardanisë si kërkesë për me fut landën fetare aziatike nëpër shkolla.

Ne si kundërpërgjigje do të kërkojmë që nëpër xhami e kisha të jepet landa pagane dhe landa ateiste.

ndiq nyjen

Shqiptar OSeku 
2 maj 2010 - 20:37
Ide fort e goditur! Propozoj, poashtu, që të xhami të mësojnë edhe për krishterimin, budizmin, hinduizmin si dhe favoritin tim, taoizmin. Ashtu sa për zgjerim të horizonteve të gjindjes.
polaki 
5 mars 2011 - 00:45
vetem Atezimi e shpeton kombin tone Shqipetar.pershendetje nga Peja.veq perpara.jemi grupacioni i 3 me i madhi ne bote.supozojm se per 10 vite do te jemi te dytit.
Ateisti 2 
3 tetor 2011 - 07:56
Shume mire e kane menduar. Ne perhere kemi qene Shqiptare dhe vetem ajo eshte feja jone "SHQIPTARIA" tjeter ska ! feja e tyre e veteshpallur e shkaterron karakterin e njeriut qe te perparoje apo te pranoje boten reale.


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore