Prishtinë: Myslimanët rikërkojnë t'i imponohen sistemit arsimor
e hënë, 29 mars 2010
Pas dështimit të kërkesës së mëparshme në shkurt, Naim Tërnava, kreu i OJQ-së "Bashkësia Islame e Kosovës" i ka dërguar kësaj radhe një letër deputetëve, me kërkesë që të futet feja si lëndë mësimore në arsimin publik fillor dhe të mesëm.Sipas Tërnavës "qëllimi i mësimit të edukatës fetare (të feve tradicionale në Kosovë: islame, katolike dhe ortodokse) në arsimimin fillor e të mesëm, është që nxënësit gjatë rritës dhe zhvillimit të tyre, do të fitojnë njohuri për fenë e tyre, me të gjitha dimensionet e saj duke filluar nga ana shpirtërore, morale, edukative, sociale dhe humane. Duke i ofruar nxënësit këto njohuri, duhet të kihet kujdes që të gjitha këto njohuri rreth fesë, të paraqiten nëpërmjet një dialogu të hapur e tolerant, duke i gërshetuar në këtë rast edhe teoritë dhe njohuritë e tjera shkencore, sepse feja dhe shkenca në fakt veçse e kompletojnë njëra tjetrën". "Ofrimi i këtyre njohurive fetare në të njëjtën kohë është informim dhe përjetim real i fesë, duke u përpjekur që dispozitat edukativo morale, të cilat gjenden në religjionet e këtij nënqielli të mishërohen në të rinjtë tanë të cilët nesër do të bartin barrën e ndërtimit të atdheut tonë Kosovës", thuhet më tej në letrën e kreut të BIK-ut. 21
Komente |
Lajme të ngjashme
|
6 prill 2010 - 01:22
boten e tyre fminore dhe te paster...Por kerkojne te ia dhunojne kete bote me fantazmat e tyre idiote per shpirtrat dhe xhindet ,duke injektuar keshtu tek fmijet ndjenjen e paranojes me gjera kote ,qe jane produkte i fantazise se mendjeve te smura...
15 prill 2010 - 03:20
14 mars 2011 - 23:24
Prishtinë, 14 mars 2011 - Myftiu i Kosovës Naim Tërnava tha se shoqëria kosovare ka nevojë për mësim dhe edukim fetar, ndërsa bashkësia islame prej kohësh ka inicuar nismën për gjetjen e një modeli të mundshëm për aplikimin e mësimit fetar në shkollat publike të vendit.
Këto qëndrime myftiu Tërnava i shprehu në hapje të Konferencës dyditore që filloi sot në Prishtinë që si temë bosht ka mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit, përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën.
Në këtë konferencë u shpreh nevoja e mësimit dhe edukimit fetar në shkollat publike të vendit. Stiven Batelden nga Universiteti i Arizonës, prezantoi dy modele kontradiktore për mësimin e fesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje Hercegovinës. Në SHBA, shtoi ai, nuk aplikohet mësimi mbi fenë në shkollat publike, por financohen projekte të ndryshme që mundësojnë mësimin dhe edukimin fetar. Ai tha se liria e shprehjes fetare është e garantuar me kushtetutën e SHBA së.
"Përmes amendamentit të parë ndalon pengesën kombëtare të ushtrimit fetar, si dhe krijimin e një feje kombëtare. Kjo gjuhë e rëndësishme e amendamentit, ka shërbyer për të kufizuar rolin e pushtetit në fe, më saktësisht në arsimin fetar në shkollat publike amerikane", theksoi ai.
Por, sipas pjesëmarrësve të tjerë, mësimi fetar është i nevojshëm në kuadër të sistemit të arsimit publik në Kosovë. Duhet parë modelin më të mirë të mundshëm, që nxënësit të mësojnë parimet themelore për fetë e tyre, thanë diskutuesit.
ndiq nyjen