Prishtinë: MASHT kundër fesë në shkollat publike
e enjte, 1 shtator 2011
Pas votimit të së hënës, debati për futjen e fesë në arsimin publik po shkon drejt fundit. Deputetët votuan kundër, ndërsa për ta përmbyllur është kujdesur ministri i Arsimit, Ramë Buja. Në një intervistë televizive ministri i Arsimit nuk ka dashur të komentojë për votimin e deputetëve, por është përqendruar në rolin e tij si ministër. "Futja e lëndës fetare në shkolla? Si ministër mbase, mendoj se në shkolla publike është e panevojshme. Kushtetuta dhe ligjet e parashohin shumë qartë se ku duhet të mësohet!" - ka thënë ministri i Arsimit, Ramë Buja. Ai shtoi gjithashtu se gjatë diskutimeve me palët i ka lutur që ta vlerësojnë këtë dhe të vendosin si do të procedojnë më tutje. 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|