Prishtinë: Islamikët tjetër provokim kundër arsimit publik
e shtunë, 19 qershor 2010
Rreth 5000 pjesëtarë të pakicave etnike protestuan sot në Prishtinë kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar nxënëset të veshin perçen islamike në shkollat publike.Protestuesit kishin ardhur në në Prishtinë nga i gjithë shteti për t'i bërë thirrje qeverisë "të tërheqë vendimin dhe të mos diskriminojë myslimanët". Ata marshuan para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit duke pohuar se "perçja nuk është një uniformë fetare, por një obligim religjioz, i cili nuk pengohet nga Kushtetuta e vendit". 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
19 qershor 2010 - 18:31
11 shtator 2010 - 02:54
11 shtator 2010 - 03:38
9 tetor 2010 - 11:01
Prishtinë (IRIB) - Në një protestë të organizuar nga një grup prej 30 shoqatave me karakter fetar, rreth njëmijë vetë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar lejimin e bartjes së shamisë nëpër shkollat publike.
Pas një ore e gjysmë protestë, anëtarë të këshillit drejtues të protestës janë takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilit ia kanë dorëzuar kërkesën e tyre, sipas së cilës institucionet vendore do të kenë 30 ditë afat për shqyrtimin e saj. Burim Gjigoga, anëtar i Këshillit drejtues të protestës, ka kërkuar heqjen e udhëzimit administrativ 6/2010 me të cilin po u ndalohet vajzave myslimane përdorimi i shamisë në shkollat publike në Kosovës.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovë, ne i bëjmë thirrje institucioneve në përgjithësi se në rrugën drejt integrimit në Unionin Evropian, nuk mund të shkohet më shkelje të Kushtetutës, nuk mund të shkohet me krim të organizuar, nuk mund të shkohet me shkelje të të drejtave të njeriut, nuk mund të shkohet me korrupsion, por mund të shkohet me shami”, ka thënë Gjigoga.
Protesta ka kaluar pa incidente. Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se nuk i mbështet këto protesta dhe se çështja e (mos)lejimit të shamisë tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
ndiq nyjen