Prishtinë: Islamikët kërcënojnë shqiptarët

Prishtinë: Islamikët kërcënojnë shqiptarët Prishtinë, 15 prill – Netë më parë persona të panjohur kanë rrahur humoristin e estradës së Kosovës, Rasim Thaçi, njohur me nofkën Cima.

Sot, në adresat elektronike të medieve në Prishtinë ka arritur një kërcënim për të gjithë ata “që luajnë dhe tallen me Fenë Islame”, që duhet të jetë shqetësues jo vetëm për mediat, por edhe për ruajtësit e rendit në Kosovë.

Po e japim në vazhdim pa kurrfarë ndërhyrjesh letrën kërcënuese, që ka arritur edhe në adresën e redaksisë sonë:

Të nderuara media, me anë të këtij e-maili duam të ju informojmë rreth të vërtetës së rastit Rasim Thaqi "CIMA", nuk është e vërtetë se ka qenë tentim vjedhje , po aq e pa vërtetë marrja e kartelës së bankës sepse nuk është e vërtetë ti mirret kartela dhe ti lihen të hollat .

I bëjmë me dije gjithë opinionit se arsyeja e vetme e rastit "CIMA" është humori i tij i pa moralshëm dhe marrja nëpër këmbë e Fesë Islame dhe Dijetarëve të sajë .

Me anë të kësaj letëre ju terhekim vërejtjen të gjithë atyre që luajnë dhe tallen me Fe Islame .

Kjo e cila ka ndodhur me Cimën nuk është asgjë në krahasim me at qfar mund të ju ndodhë atyre të cilët tallen dhe luajnë me Fe Islame , pra le të jetë kjo një mësim për të gjithë
”, përfundon letra.
 13

Komente

231
231 
17 prill 2010 - 09:15
Dmth ta konsiderojmë dhe ne të hapme fushatën për gjuetinë e jevgjve?
postieri
postieri 
19 prill 2010 - 19:38
Citim:
Keqpërdorim flagrant nga ata që "mbrojnë pastërtinë e fesë"

Prishtinë, 19 prill 2010 - Kohë më parë persona të paidentifikuar e sulmuan Rasim Thaçi i njohur me nofkën "Cima", ndryshe humorist i njohur në Kosovë duke i shkaktuar lëndime serioze për shëndetin dhe jetën e tij.

Pasi Policia e Kosovës deri më tani nuk ka arritur t'i identifikojë autorët e këtij krimi, nga një adresë e panjohur e postës elektronike përgjegjësinë për këtë krim e kanë marrë mbi vete persona që identifikohen si ruajtës të ndjenjave dhe vlerave fetare.

Në një reagim të KMDLNJ-së thuhet se kjo nuk ka të bëjë fare, as me ruajtjen e ndjenjave fetare e më së paku me vlera fetare, por po bëhet përpjekje që përmes dhunës dhe frikës të imponohen do standarde të reja dhe të importuara të një besimi fetar i cili nuk e lejon asnjë alternativë tjetër!

"Kosova njihet si mjedis jashtëzakonisht tolerant sa i përket fesë, andaj ky krim ndaj Rasim Thaçit është një porosi shumë e keqe dhe një keqpërdorim flagrant nga ata që kinse e mbrojnë pastërtinë e fesë", theksohet në këtë reagim, duke kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës që të distancohet nga ky veprim i dhunshëm sepse, sepse siç thuhet, "çdo mëdyshje e saj për ta dënuar krimin krijon hapësirë për krime të reja"!

KMDLNj e dënon këtë krim ndaj Rasim Thaçit dhe kërkon nga organet e ndjekjes që urgjentisht ta zbardhin këtë rast duke i arrestuar të dyshuarit dhe duke i përballur ata me ligjin!

KMDLNJ rikujton se nuk është ky rasti i parë që në emër të ruajtjes së fesë sulmohen persona me autoritet madje edhe nga radhët e vetë Bashkësisë Islame të Kosovës siç ishte rasti i sulmit ndaj Xhabir Hamitit.

ndiq nyjen

Uja 
22 prill 2010 - 23:07
E cuditeshme? E cka te paster feja qe mund ti ndyheshka?
kalimtar 
25 janar 2011 - 19:04
Kjo eshte marri ta sulmosh vellain tend per fe te aziatikve te ndyre.


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore