Prishtinë: Islamikët bllokojnë rrugën, ndërhyn policia
e premte, 24 qershor 2011
Forcat e rendit janë përleshur sot me besimtarë islamikë të pakicave etnike, që kanë bllokuar kryqëzimin pranë Trekëndëshit në Prishtinë.Islamikët në lutjen e tyre të së premtes në drejtim të Mekës kanë bllokuar rrugët në mënyrë demonstrative duke penguar qarkullimin e automjeteve. Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme. Pas kundërshtimeve të islamikëve, ka pasur konfrontim mes të dy palëve, raporton Telegrafi. Në ndihmë të efektivëve të policisë ka ardhur më pas dhe njësiti special, duke sjellë arrestimin e një personi. Islamikët kërkojnë ngritjen e një xhamie në qendër të Prishtinës, pasi sipas tyre "nuk kanë hapësirë për të praktikuar fenë". 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
25 qershor 2011 - 08:43
25 qershor 2011 - 12:34
26 qershor 2011 - 11:16
28 qershor 2011 - 13:34
29 qershor 2011 - 18:49
Prishtinë, 26 qershor - Përderisa për katedralen katolike u shemb një shkollë, për xhaminë e re në Prishtinë mund të ndodhë të shembet një çerdhe. Duket se presioni i Bashkësisë Islame ndaj Komunës së Prishtinës për një lokacion për xhami ka pasur sukses. Klan Kosova ka raportuar se kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa e ka pranuar një kërkesë të kreut të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, që në vend të çerdhes përballë Institutit Albanologjik të ndërtohet xhamia e re.
Megjithatë, zëdhënësi i Komunës, Muhamet Gashi ka thënë se ka kohë deri në përcaktimin e lokacionit dhe se, sipas tij, duhet pyetur edhe organet tjera të Komunës.
“Ky lokacion nuk është definitiv, kërkesa duhet të kalojë nëpër trupat e Komunës”, ka thënë ai.
Kohë më parë, për të ndërtuar katedralen katolike, qe marrë vendim dhe shkolla e mesme e vjetër “Xhevdet Doda” qe shembur. Në vend të saj u ndërtua katedralja “Nëna Terezë”.
ndiq nyjen
Protestat e shoqatës “Bashkohuni” për mos dhënien e lejës për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut i cilëson si “tendencë për politizimin e kësaj çështjeje”.
Sipas KMDLNJ, “politizimi i fesë në emër të realizimit të lirisë së religjionit është tendencë e rrezikshme dhe e papranueshme”, ndërsa vlerëson se vërehet lehtë që përfaqësues të shoqatës që po preteston janë duke e sfiduar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe po “promovohen politikisht”.
Duke kujtuar se KMDLNJ kishte reaguar edhe kundër ndërtimeve të objekteve të feve të tjera, kjo organizatë kundërshton ashpër rrënimin e objekteve shkollore që më pas në të njejtin vend të ndërtohen objekte të kultit.
Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, pasi akuzon edhe Institucionet e vendit për premtime të ngutshme, ju kujton atyre që Kosova “nga aspekti kushtetues, është shtet laik”, ndërsa e “dënon çdo përpjekje për tensionim të situatës dhe thirrje për dhunë andaj kërkon vetëpërmbajtje nga të gjithë akterët”.
ndiq nyjen
30 qershor 2011 - 21:00
Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se është në shqyrtim të lokacioneve për Xhami, në pjesën qendrore të qytetit.
Në njoftim thuhet se kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka pasur dhe ka takime të rregullta me kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe asaj të Prishtinës, ku në këto takime është biseduar përveç tjerash, edhe për mundësinë e caktimit të një lokacioni për ndërtimin e një Xhamie në lagjet qendrore të qytetit, si dhe caktimin e një lokacioni për ndërtimin e një Qendre Islamike në territorin e komunës.
Më tej thuhet se udhëheqja e Bashkësisë Islame e Kosovës, ka paraqitur para organeve të komunës kërkesën për ndarjen e lokacionit përball Institutit Albanologjik, në lagjen “Ulpiana”, si lokacion të mundshëm për ndërtimin e Xhamisë.
“Komuna e Prishtinës dhe kreu i saj janë duke e trajtuar seriozisht këtë kërkesë si dhe kanë para vetës disa lokacione tjera në lagjet qendrore të qyteti. Pas procedurave të rregullta, normale në shqyrtimin e lokacioneve të mundshme, Komuna e Prishtinës do të takohet me kryesinë e Bashkësisë Islame për t’u pajtuar dhe për të filluar procedurat e parapara ligjore për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
ndiq nyjen
7 korrik 2011 - 11:38
Prishtinë, 7 korrik - Kryesia e BI së të Kosovës, në mbledhjen e djeshme, përveç tjerash ka debatuar edhe për ecurinë e kërkesës së Bashkësisë Islame lidhur me lokacionin për xhami në qendër të qytetit.
Përmes një komunikate njoftohet opinioni se kreu i BI së edhe në takimin e djeshëm (6 korrik) me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, kërkoi përshpejtimin e procedurës për ndarjen e lokacionit përballë Institutit Albanologjik.
Nga ana e tij, kryetari Mustafa shprehu gatishmërinë e tij se intensivisht është duke punuar me tërë stafin e komunës për këtë qëllim, dhe se së shpejti do të vizitojë Myftiun në selinë e tij. BEK fton opinionin e gjerë që të kenë mirëkuptim për kohën që kërkon ky angazhim dhe për zgjidhjen e plotë në mënyrë institucionale.
ndiq nyjen
26 gusht 2011 - 15:21
Prishtinë, 26 gusht 2011 (E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa inauguroi të premten fillimin e punimeve për ndërtimin e morgut të qytetit, investim ky që po bëhet me qëllim të kompletimit të infrastrukturës tek varrezat e qytetit.
“Ne besojmë se jemi duke bërë një punë shumë të mirë për qytetin, po bëjmë një punë shumë të mirë për familjet që kanë nevojë për ata që jetojnë në kushte më specifike në qytet, dhe që nuk munden të ofrojnë shërbimet njerëzve të tyre në rast të vdekjes ose fatkeqësive në raste të ndryshme. Morgu do të ndërtohet sipas standardeve më të larta ashtu edhe është projektuar”, tha Mustafa.
Objekti do të shtrihet në hapësirë prej rreth 1 mijë metrave katrorë, ku do të përfshihen të gjitha shërbimet. Kostoja për ndërtimin e morgut kap vlerën e rreth 340 mijë eurove, ndërtimi i të cilit pritet të përfundojë në afat prej 120 ditësh.
Kryetari Mustafa informoi se sot në Këshillin e drejtorëve është përcaktuar lokacioni për ndërtimin e xhamisë së re të qytetit, që ka qenë kërkesë e kahershme e Bashkësisë Islame dhe e qytetarëve të Prishtinës. Lokacioni është caktuar te Posta e re, në një sipërfaqe rreth 78 ari.
“Është një vend në një pikë qendrore të Prishtinës, një lokacion shumë i përshtatshëm dhe kemi bërë përpjekje që përcaktimi i këtij lokacioni të mos ndikojë tek zhvendosja e shërbimeve të tjera, ashtu siç kemi pasur kërkesa që ta bëjmë në vendet ku kemi pasur shkolla dhe çerdhe të fëmijëve”, tha kryetari Mustafa.
Mustafa shpjegoi se për këtë është njoftuar edhe Myftiun Tërnava.
“I është lënë hapësirë Bashkësisë Islame që në rast se ata kanë kërkesa të tjera, atëherë të heqim dorë nga ky lokacion dhe të caktojmë një lokacion tjetër në Prishtinën e Re, i cili do të ishte shumë më i madh dhe ku do të ndërtohej një xhami më e madhe që do t’i plotësonte të gjitha kërkesat që janë paraqitur deri më tani, dhe po ashtu do të ndërtoheshin edhe objekte tjera përcjellëse si objekte për lexim dhe objekte të tjera që kërkon një qendër e tillë”, transmetohen fjalët e kryetarit Mustafa në komunikatën e shërbimit për informim të KK të Prishtinës.
Bashkësia Islame e Kosovës nuk e pranon propozimin e Komunës për ndërtimin e xhamisë së madhe në hapësirën ndërmjet Postës së re dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi deklaroi për “Express” se qëndrojnë prapa kërkesës së mëhershme të BIK-ut, që xhamia të ndërtohet përballë Institutit Albanologjik, gjegjësisht në vendin ku është çerdhja “Gëzimi ynë”.
“Janë tri arsye që ne nuk pranojmë: e para është hapësirë e vogël, është larg qendrës dhe thjesht nuk na konvenon”, ka thënë Rexhepi.
ndiq nyjen
28 gusht 2011 - 15:15
28 gusht 2011 - 15:37