Prishtinë: Antikushtetuese veshja fetare në arsimin publik

Prishtinë: Antikushtetuese veshja fetare në arsimin publik Mbajtja e veshjeve fetare në arsimin publik ka marrë dje përgjigje negative nga Gjykata Kushtetuese në Prishtinë, me argumentimin se bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku thuhet: "Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare".

Rasti i gjykuar është i një vajze nga fshati Dobresh i Vitisë, me ç'rast i ishte kërkuar Gjykatës vlerësimi i kushtetutshmërisë të mospërmbarimit të një aktgjykimi të gjykatës së qarkut të Gjilanit të 17 nëntorit 2009, i cili kishte miratuar një padi të saj ndaj drejtorisë arsimore të Vitisë. Sipas aktgjykimit drejtoria duhet t'i njihte asaj të drejtat që burojnë nga statusi i nxënëses së rregullt në gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.
 22

Komente

kalimtar/e 
8 tetor 2011 - 10:35
Iu tha JO asaj që duhej t'i thuhej JO


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore