Prishtinë: 800mln $ për përhapjen e islamizmit
e mërkurë, 27 tetor 2010
Arabia Saudite, vendet e Gjirit Persik dhe misionarë të vehabistëve islamikë kanë derdhur shuma të mëdha parash në Shqipërinë e Veriut duke synuar shtresat e varfëra të popullsisë.“Ajo çfarë kam parë unë gjatë 10 vjetëve të fundit ka qenë një infiltrim i fortë i parave të Arabisë”, thotë Flaka Surroi, pronare e kompanisë së pavarur “Koha”. “Ata kanë identifikuar njerëzit më të varfër të komuniteteve, u kanë ofruar atyre një rrogë të qëndrueshme çdo muaj, vetëm për t’u mbuluar dhe për të vepruar sipas ideologjisë së tyre”, thotë ajo. Xhamia e Hasan Begut në qytetin e Prishtinës është fare e re dhe është financuar nga Arabia Saudite. Në lutjet e së premtes marrin pjesë kryesisht meshkuj me mjekra dhe gra të mbuluara. Kohët e fundit autoritetet e Prishtinës u zunë në befasi ku mijëra njerëz protestuan kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për ndalimin e shamisë në shkollat publike. “Institucionet nuk janë marrë me këtë çështje. Islami radikal është një nga rreziqet më të mëdha për Kosovën, sepse ata kanë për synim ndryshimin e strukturës sonë shoqërore”, thotë Ilir Deda, një nga themeluesit e një partie të re politike në vend. Sipas tij, në dhjetë vjetët e fundit, bamirësit e Lindjes së Mesme kanë investuar rreth 800 milionë dollarë në shtetin shqiptar të Veriut. Që vendi të shkojë përpara, Deda thotë se këto lidhje duhen shkatërruar. 19
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|