Poloni: Shenjat e gishtave për të ndjekur meshën...
e shtunë, 30 janar 2010
Varshavë - Një prift polak ka instaluar në derën e kishës një lexues elektronik për shenjat e gishtave, në mënyrë që të kontrollojë pjesëmarrjen e nxënësve në meshë, sipas njoftimit nga e përditshmja "Gazeta Wyborcza" të premten.Nxënësit do të japin shenjat e gishtërinjëve çdo herë që hyjnë në kishë gjatë trevjeçarit shkollor, dhe nëse ndjekin 200 mesha nuk do të kenë nevojë të japin provim për të kaluar lëndën e fesë, thotë gazeta. Nxënësit e pyetur pohojnë se ideja duket e mirë dhe po aq e mirë i duket dhe priftit në fjalë. "Për ne është më mirë kështu," - thotë Karolina, njëra nga nxënëset, - "sepse nuk na duhet më të presim në radhë për apelin". Polonia është nga vendet më të devotshme katolike në Evropë dhe kishat mbushen përplot të dielave. 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|