Pikaset planeti i parë sitokësor jashtë sistemit diellor

Pikaset planeti i parë sitokësor jashtë sistemit diellor GJ-1214b është planeti më i ngjashëm me Tokën i zbuluar deri më tani jashtë sistemit tonë diellor. Ai ka masë 6 herë më të madhe se Toka, temperaturë shumë më të ngrohtë dhe përbëhet kryesisht nga uji.

Si pasojë e rrethanave të favorshme të gjeometrisë hapësinore, astronomët do të kenë të gjitha mundësitë ta studiojnë planetin e ri me më shumë hollësi.

"Nëse do ta përshkruanim me një fjali planetin do të thoshim se është një oqean i madh e i nxehtë", thotë astronomi i Universitetit të Harvardit në SHBA, Dejvid Sharbono. "Mund të studiojmë atmosferën e tij. Ky planet do të jetë objekti ynë i studimit për vitet e ardhshme dhe kjo është që na gëzon më tepër", vazhdon ai.

Planeti u përshkrua nga Sharbonoja dhe 17 astronomë të tjerë në një studim të botuar të mërkurën në revistën "Nature". Ai është një nga 400 planetët e tjerë të zbuluar nga teleskopët tokësorë që po kërkojnë hapësirën. Prej gjetjeve të deritanishme, 28 konsiderohen si "supertoka", pra planetë me masë që në vija të trasha krahasohen me Tokën.

Por ndërsa supertokat e tjera janë shumë larg për tu vrojtuar, rreth 500 vite-dritë, GJ-1214b është shumë më pranë, vetëm 42 vite-dritë nga Toka dhe kalon përpara diellit të tij. Kështu që shkencëtarët do të kenë mundësinë ta vrojtojnë këtë planet sitokësor në kushte të favorshme.

"Rrallëherë kemi rastin që risi të tilla shkencore të jenë aq të prekshme, saqë të kapen nga brezi i ri i instrumenteve vrojtuese," shkruan Xhefri Mersej, astronom i Universitetit të Kalifornisë, Berklej në një koment që shoqëronte zbulimin. "Këto na japin dhe provat më të forta derimëtash të ekzistencës së ujit në një planet që i ngjan Tokës sonë jashtë sistemit tonë diellor."

Mbështetur në rrezen dhe masën e planetit, përkatësisht 2,7 dhe 6,6 herë më të mëdha se të Tokës, Sharbonoja dhe astronomët e tjerë kanë përllogaritur dendësinë e GJ-1214b. Ai përbëhet nga oqeane jashtëzakonisht të thella që mveshin një bërthamë shkëmbore.

Atmosfera dhe përbërja e plotë e planetit presin ende të saktësohen, por gjasat janë që përmban elemente të gjetura anekënd formacioneve planetare, si hidrogjeni, heliumi, nitrogjeni, magnezi, oksigjeni dhe karboni.

Ekzistenca e këtyre elementëve shton dhe gjasat e pranisë së jetës në planet, por sakaq temperatura në sipërfaqen e tij arrin deri në 187°C. Për krahasim në Tokë ka vetëm një lloj mikrobi që gjallon në 140°C në mjedis vullkanor. "Nuk dua të them se ka ndonjë tregues për jetën siç e njohim ne. Mbase atje ka jetë, por mund të jetë një lloj i ndryshëm jete," thotë Sharbonoja.

Dhe me këtë punë do të merren teleskopët që në të ardhmen e afërt do të mësyjnë mbi GJ-1214b-në. Por edhe sikur ky planet të mos sjellë frytet e pritura, ka një sërë planetësh sitokësorë në yjet fqinjë që u zbuluan nga teleskopët e rinj të cilët u vunë në punë para pak muajsh dhe po sjellin rezultatet e tyre të para.

"S’kishim parë veçse një grusht planetë përpara se të hasnim tek ky. E ose qëlluam ne me fat, ose këto lloje planetësh janë shumë të rëndomtë," - thotë Sharbonoja.
 23

Komente

postieri
postieri 
7 janar 2010 - 20:23
Citim:
Astronomers: We could find Earth-like planets soon

A top NASA official and other leading scientists say that within four or five years they should discover the first Earth-like planet where life could develop, or may have already. A planet close to the size of Earth could even be found sometime this year if preliminary hints from a new space telescope pan out.

ndiq nyjen

___

On the Net:

NASA's Kepler Telescope: ndiq nyjen
NASA's Exoplanet Exploration Program: ndiq nyjen
The Extrasolar Planets Encyclopaedia: ndiq nyjen
American Astronomical Society: ndiq nyjen

postieri
postieri 
9 janar 2010 - 19:00
Citim:
Second smallest exoplanet found to date discovered at Keck

Planet hunters using Keck Observatory have detected an extrasolar planet that is only 4 times the mass of Earth. The planet is the second smallest exoplanet ever discovered and adds to astronomers' growing cadre of low-mass planets called super-Earths.

"This is quite a remarkable discovery," said astronomer Andrew Howard of the University of California at Berkeley. "It shows that we can push down and find smaller and smaller planets."

Dubbed HD156668b, the planet orbits its parent star in just over 4 days and is located roughly 80 light-years from Earth in the direction of the constellation Hercules. Howard, along with Geoff Marcy of the University of California at Berkeley, Debra Fischer of Yale University, John Johnson of the California of Institute of Technology, and Jason Wright of Penn State University, discovered the new planet with the 10-meter Keck I telescope atop Mauna Kea in Hawaii.

ndiq nyjen

blerna 
2 mars 2010 - 18:49
une dua te di per planetete me shum dhe dua te di per boten ky eshte komenti ime
krikëlli
krikëlli 
5 dhjetor 2010 - 14:00
Ka zhvillime rreth këtij GJ-1214b, pasi është e vështirë të përcaktohet çfarë atmosfere ka dhe siç e thotë dhe shkrimi, shumë teleskopë i janë drejtuar për të nxjerrë përfundime: ndiq nyjen

Tjetër artikull, sipas njoftimeve të ditëve të fundit: ndiq nyjen
kalimtar/e 
2 maj 2011 - 15:11
ore jepini ne shqip keto iformacionet
bora 
6 tetor 2011 - 19:50
Ka jete atje???


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore