Pejë: Dy vehabistë rrahin gjykatësin


Policia rajonale konfirmoi të enjten se kryetari i Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë, Gani Kelmendi, është rrahur deri në të fikët, nga dy vehabistë disa orë pas një seance gjyqësore të përfunduar kundër njërit prej tyre. Sulmi ka ndodhur të mërkurën pasdite në një rrugicë afër “Çarshisë së Gjatë” të Pejës.

“Ata janë ‘Bin Lladena’ me mjekra dhe me pantallona të shkurtër, të cilët tërë kohën gjatë gjykimit më kanë bërë presion që të mos i dënoj për lëndimet që i kanë shkaktuar fqinjit të tyre”, ka pohuar gjykatësi.

Dy personat janë shpallur tash në kërkim nga policia.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore