Pas katolikëve dhe OJQ-të e tjera fetare përjashtohen nga taksat
e shtunë, 25 tetor 2008
OJQ-të fetare do të përjashtohen nga taksat, pas nënshkrimit dje nga qeveria shqiptare të tre marrëveshjeve me organizatat abrahamike "Komuniteti Mysliman i Shqipërisë", "Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë" dhe "Kryegjyshata Botërore Bektashiane". Duke folur në ceremoninë e djeshme, kreu i qeverisë u shpreh: “Qeveria ka bërë përpjekje për restaurimin e institucioneve të kultit. Më të mëdha do të jenë ato. Ne do të restaurojmë, ne do t`ia rikthejmë kombit vlerat që u rrënuan. Isha në Berat dhe kam porositur që të rindërtohen të gjitha kishat e Mangalenit, xhamitë dhe teqetë. Ne do t`i rikthejmë vendit të gjitha vlerat e rrënuara, do t`i rindërtojmë ato, sot kemi 2 milionë, më shumë do të kemi nesër dhe më shumë do të vendosim. Me një projekt të infrastrukturës së bregut, orientimi kryesor është rindërtimi i institucioneve të kultit”. 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|