Pakistan: Gjenden 68 studentë islamikë të lidhur në bodrum

Pakistan: Gjenden 68 studentë islamikë të lidhur në bodrum Autoritetet thanë se policia në jug të Pakistanit ka gjetur 68 persona të lidhur me zinxhirë dhe të mbajtur në një bodrum të një seminari islamik.

Hetuesi i policisë, Nadem Raof, deklaroi se personat, të moshës 4 deri në 54 vjeç, u gjetën të hënën vonë gjatë kontrollit të mjediseve të seminarit në periferi të Karaçit.

Hetuesi tha se prindërit i kishin regjistruar si "studentë" të islamizmit për reformimin e tyre, pasi disa prej tyre ishin të varur nga droga dhe disa ishin të sëmurë mendorë. Disa nga "studentët" i thanë policisë se ishin torturuar dhe se organizatorët kanë dashur t’i trajnojnë si xhihadistë.

Gjatë kontrollit, policia arrestoi njërin nga klerikët e seminarit, ndërsa katër të tjerë arritën të arratiseshin. Ministri i Brendshëm, Rehman Malik, ka urdhëruar policinë për të vazhduar hetimet.
 1



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore