Pakistan: E djegin se nuk pranon të bëhet mysliman
e enjte, 25 mars 2010
Refuzoi të kovertohej në mysliman, si rrjedhojë u dogj i gjallë nga disa islamikë. Vdiq në këtë mënyrë shoferi kristian i një familjeje të pasur myslimane në qytetin pakistanez të Raualpindit. Fillimisht, burri 38-vjecar Arshad Masih ishte shtruar në spital me plagë në 80% të trupit. Ndërsa, e shoqja Martha Bibi deklaroi se atë e përdhunuan policët, kur shkoi për të denoncuar djegien e të shoqit. Çdo gjë madje ka ndodhur para syve të tre femijëve të çiftit, të cilët janë nga 7 deri në 12 vjeç. Martha Bibi punonte si shërbëtore që prej vitit 2005 në një familje myslimane. Kohët e fundit ishin shfaqur disa probleme për shkak të fesë së tyre kristiane, ndërsa i shoqi i saj kishte marrë presione nga ana e pronarit për t’u konvertuar në fenë myslimane, të cilat ai i kishte refuzuar. Ky ka qenë i fundit në serinë e gjatë të krimeve fetare kundër pakicave me besim jomysliman, qe përbëjnë 1.6% të popullatës në vend. 110
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|