Nigeri: 15 të vdekur nga dhuna fetare

Nigeri: 15 të vdekur nga dhuna fetare Jos, 30 janar – Liderët e komunitetit mysliman kanë konfirmuar sot për agjencinë AP vdekjen e të paktën 15 personave në valën e dhunës së re ndërfetare në qytetin nigerian Jos, por policia nuk ka raportuar për vdekje. Disa kishin plagë nga armët e ftohta, ndërsa të tjerët ishin djegur.

“Deri tani kemi gjetur 15 trupa në pjesë të ndryshme të qytetit si rezultat i dhunës së djeshme”, ka thënë Mohamed Shitu, kreu u ekipit të shpëtimit Hausa në Jos. Qyteti Jos është skenë e përleshjeve të shpeshta ndërfetare ndërmjet myslimanëve e të krishterëve.
 0

Komente

Ujk
Ujk 
6 maj 2011 - 23:57
Vazhdon dhuna ndërfetare . Policia raporton për 16 persona janë vrarë dhe 20 shtëpi janë djegur në fshatin e krishterë Kurum, të shtetit Bauchi, në veri të Nigerisë.

ndiq nyjen]Burimi


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore