Në Jerusalem kërcet druri mes murgjve grekë e armenë
e enjte, 13 nëntor 2008
Policisë izraelite iu desh të rikthente rendin në Jerusalem, në Qytetin e Vjetër, aty ku kristianët besojnë se është kryqëzuar personazhi i mitologjisë hebraike, Jezusi, pasi mes murgjve grekë e armenë valoi druri. Sipas burimeve të policisë, dy murgj prej secilës palë u arrestuan, teksa fansat e Krishtit shkëmbenin shkelma e grushta me njëri-tjetrin duke shkulur dhe tapicerinë dhe stolitë brenda mjedisit, të dielën. Pamje filmike nga dashuria e ndërsjellë. Grekët ia hodhën fajin armenëve se pse këta nuk pranojnë murgun grek në "vendin e shenjtë", ndërsa armenët ia hodhën grekëve duke thënë se ishin ata që kishin dhunuar ceremoninë tradicionale të palës armene dhe marrëveshjen mes palëve. Grindje të tilla mes sekteve kristiane në kishën e vjetër nuk janë aspak të rralla. 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
13 nëntor 2008 - 18:58
19 gusht 2009 - 19:10