Molekulat bazë për formimin e jetës, jo aq të rralla në univers


Një molekulë aldehidesh që lidhet me formimin e jetës në Tokë, është vërejtur në një zonë të galaksisë sonë ku mund të ketë planete me kushte për jetesë.

E quajtur glikoaldehid, molekula e sheqerit në fjalë konsiderohet si përbërës i jetës, sepse mund të bashkëveprojë me substanca të quajtura propenal, për të formuar acid ribonukleik, i cili së bashku me acidin dezoksiribonukleik është nga molekulat më të rëndësishme për formimin e jetës.

"Ky është një zbulim i rëndësishëm sepse është hera e parë që është vërejtur një sheqer bazal, glikoaldehidi, në hapësira ku formohen yjet e reja, ku planetet kanë potencial të madh për të strehuar jetë." ka thënë hulumtuesja Serena Viti, e Kolegjit Universitar Londër (UCL).

Ajo gjithashtu shtoi, "Fakti që kjo është një zonë e rëndomtë e formimit të yjeve tregon se prodhimi i kësaj molekule mund të jetë dukuri më se e rëndomtë kudo në univers."
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore