Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni
njoftohu | anëtarësohu

Mitrovicë: Rrihet imami i xhamisë Tuneli I

Mitrovicë: Rrihet imami i xhamisë Tuneli INjë grup prej katër personash kanë sulmuar fizikisht imamin e xhamisë në Tunelin e Parë të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 12:20 min, pas faljes së namazit të drekës, në xhaminë e Tunelit të Parë.

“Policia ka takuar ankuesin, Imamin e xhamisë, i cili ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga grupi i katër personave të njohur për të, menjëherë pas faljes së namazit të drekës.

Ai më tutje ka deklaruar se sulmuesit e tij, fillimisht kanë pritur rastin që personat e tjerë që gjendeshin në xhami të largohen nga aty ndërsa më pas të njëjtit e kanë ftuar për bisedë imamin brenda xhamisë.

Sulmuesit, më parë kanë mbyllur derën hyrëse të xhamisë dhe më pas, në grup e kanë sulmuar fizikisht imamin duke mos lejuar që persona të tjerë të hynin në xhami për të ndaluar sulmuesit”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Sipas policisë, imami i xhamisë ka pësuar lëndime të dukshme sipërfaqësore në pjesë të fytyrës dhe të kokës ndërsa për ndihmë të parë është trajtuar në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë.

“Në bazë të informatave preliminare të rastit të raportuar besohet se motivet e këtij sulmi qëndrojnë prapa kundërshtimit të një grupi të personave për caktimin e tij si imam në këtë xhami”, ka njoftuar policia.

Komente

postieri
postieri 
Citim:
BIK: Sulmi mbi njerëz të fesë në emër të fesë, shqetësim për shtetin

Prishtinë, 23 janar – Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar të shtunën vënien para drejtësisë të sulmuesve të Hamit Kamberit, imamit të një xhamie në Mitrovicë.

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e së shtunës sulmin fizik mbi imamin e ka konsideruar si akt qyqar e tinëzar, për më tepër kur ky sulm ka ndodhur në xhaminë e tij pas faljes së namazit.

“Kuvendi në cilësinë e organit më të lartë të BIK-ut edhe njëherë apelon dhe kërkon nga organet e rendit, që aktet e tilla të individëve dhe grupeve, të cilat kohë pas kohe po sulmojnë dhe po ngrenë dorë mbi zyrtarë legjitimë të BIK-ut, ditën dhe natën, të maskuar dhe të pamaskuar, të ndërpriten dhe të parandalohen sa më parë, kurse fajtorët të vihen para drejtësisë.

Imami i Xhamisë në Tunel të Parë në Mitrovicë është sulmuar të enjten nga pesë persona në këtë xhami. Një ditë më pas policia ka arrestuar të dyshuarit për sulm të cilët janë marrë në pyetje nga hetuesit policorë, ndërsa të dyshuarit kanë mohuar në tërësi pjesëmarrjen në këtë rast. Sulmuesit së pari e kishin mbyllur imamin në xhami dhe më pas e kishin grushtuar e shqelmuar në kokë dhe në trup. Arsyeja e këtij sulmi, sipas deklaratave të imamit ka qenë mospajtimi i disa personave me mënyrën e faljes së namazit.

Bashkësia Islame e Kosovës e konsideron këtë si sulm ndaj njerëzve të fesë në emër të fesë duke e konsideruar si ogurzi për vendin dhe shoqërinë.

Muajve të fundit imamët e xhamive të ndryshme në Kosovë janë sulmuar fizikisht nga njerëz “me mjekra dhe pantallona të shkurtër”.

ndiq nyjen

23 janar, 2010 - 23:53
1


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH