Mat: Xhamia kthehet në stallë
e diel, 21 nëntor 2010
Veç dukurisë së mbylljes së objekteve abrahamike të ngritura gjatë 18 viteve të fundit, për shkak të mungesës së besimtarëve dhe të nëpunësve të OJQ-ve përkatëse, duket se në disa zona banorët kanë menduar të mos i lënë mbyllur, por t'i shfrytëzojnë për nevojat e jetës së përditshme. Kështu një xhami e ndërtuar në vitet 1990 në Zenisht të Matit, me fonde kuvajtiane, është kthyer sot në vend strehimi për bagëtitë. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni "News24", i cili vë në dukje se misioni i kësaj xhamie të ndërtuar nga kuvajtianët për fetarizimin e shqiptarëve nuk ka qenë të jetë stallë për bagëtinë, megjithëse në besimet abrahamike shpesh prijësit apo figurat fetare konsiderohen nga librat përkatëse si barinj që udhëheqin kopenë e besimtarëve. 3
Komente |
Lajme të ngjashme
|
23 nëntor 2010 - 19:18