Malësi e Madhe: Tritol kryqit në kodër

Malësi e Madhe: Tritol kryqit në kodër Sipas burimeve zyrtare nga policia e Shkodrës kryqi në varrezat e fshatit Kokë-Pataj në Malësinë e Madhe është dëmtuar ndërsa i është vendosur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së të dielës, ndërsa akoma nuk dihet autori dhe motivi i kësaj ngjarjeje.

Në varrin pranë kryqit ndodhen eshtrat e njërit prej banorëve të zonës Kokë Palushaj, ndërsa sipas komunitetit të zonës ky varr u përket ushtarëve austriakë.

Banorët theksojnë se mardhëniet në zonë janë shumë të mira pavarësisht përkatësisë fetare, ndërsa shpreh se ky veprim mund të jetë bërë qëllimisht nga individë të caktuar për të nxitur provokimet ndërfetare.

Edhe 3 vite më parë, ky varr është bërë pre e vendosjes së një sasie tritoli ku u dëmtua kryqi i vendosur mbi të. Një tjetër rast i ngjashëëm është shënuar dy vite më parë në komunën Bushat ku u dëmtua kyqi i vendosur në majë të kodrës së Zefianës. Persona të cilët mbeten ende të paidentifikuar sharruan dy herë simbolin fetar në komunën e Bushatit.
 4

Komente

231
231 
8 dhjetor 2009 - 16:58
Gazeta tjetër thotë që është dhunuar varri jo kryqi, pra njëra po shet kopalla:

Citim:
Hidhet ne ere me tritol, varri 120-vjecar

Malesi e Madhe- Hakmarrja dyshohet te jete motivi i dhunimit nepermjet hedhjes ne ere me tritol i nje varri 120-vjecar, ne fshatin Kokepapaj te komunes Gruemire ne Malesine e Madhe.

Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare, por eshte zbuluar nga familjaret e te ndjerit vetem diten e diel, duke e denoncuar ne Policine e Shkodres. Ne vendngjarje shkuan ekspertet antimine, te Antiterrorit dhe agjente te krimeve.

Burime zyrtare thane se K. Alushi ka bere denoncimin per hedhjen ne ere te varrit te vjeter, qe i perkiste nje paraardhesi te tij. Varri ndodhej tek nje koder ne hyrje te fshatit, prone e ish-banorit te zones.

Nga hetimi i kryer rezulton se shperthimi eshte kryer me lende plasese e llojit tritol ne nje sasi te konsiderueshme, kurse demet kane qene materiale. Pervec varrit eshte demtuar edhe nje kryq gjigant i vendosur aty nga familjaret mbi varrin e te ndjerit, i cili nuk eshte vjedhur.

Keqyrja paraprake ka qene siperfaqesore, por ekspertet kane shkuar edhe gjate dites se diel per hetime dhe verifikime te tjera. Per momentin nuk ka asnje person te ndaluar, si te dyshuar per krimin dhe jane bere disa shoqerime te banoreve te fshatit.

Policia heton ne pisten e shkaterrimit per qellime hakmarrjeje, pas ndonje konflikti pronesie apo banal mes familjeve. Prokuroria e Shkodres po heton ngjarjen, per vepren penale "dhunim te varreve".

ndiq nyjen

postieri
postieri 
8 dhjetor 2009 - 17:06
Po s'është hera e parë andej, që shqipfolësit me ngjyrë grinden për këto punë:

Citim:
Më 10 janar 2006 persona të paidentifikuar sharruan njërin nga kryqet e ngritura në majën e një Kodre në lagjen “Rranza” të komunës së Bushatit.

Autorët e kësaj ngjarjeje kanë sharruar me një sharrë hekuri njërën nga këmbët e kryqit të lartë rreth 6 m, në një lartësi pre 40 cm nga bazamenti i saj dhe më pas e kanë përkulur atë.

Më 25 shkurt 2007, në Kodrat e fshatit Plezhë, komuna Bushat bri rrugës Shkodër-Lezhë kryqi që ndodhej në majën e kësaj kodre ishte rrëzuar për tokë.

Menjëherë banorët e kësaj zone janë ngjitur në majë të kodrës dhe kanë konstatuar se këmba mbajtëse e kryqit ishte sharruar rreth 40 cm mbi sipërfaqen e tokës.

ndiq nyjen



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore