Londër: Ateistët kërkojnë arrestimin e papës

Londër: Ateistët kërkojnë arrestimin e papës Dy autorët ateistë Riçard Doukinsi dhe Kristofer Hiçensi kanë kërkuar nga avokatët të ngrenë një çështje ligjore kundër papës Benedikt ku i fundit akuzohet për mbulimin e abuzimit seksual të fëmijëve në Kishën Katolike.

Autorët mendojnë të shfrytëzojnë të njëjtin parim që u përdor për arrestimin e diktatorit kilian, Augusto Pinoçet, gjatë një vizite të tij në Angli në vitin 1998.

Papa u bë pjesë e skandaleve, që kanë shpërthyer muajt e fundit rreth pedofilisë në Kishën Katolike, pas daljes në publik të një letre në të cilën pohonte se më parë vjen imazhi i Kishës e mandej abuzimet mbi fëmijët.

Sipas agjendës zyrtare, papa do të zhvillojë një vizitë treditore në Angli nga data 16 në 19 shtator, në Londër, Glasgou dhe Koventri ku do të shenjtërojë dhe kardinalin Xhon Njuman, teolog i shek. XIX.

Ndërkaq Doukinsi e Hiçensi pohojnë se papa nuk mund të mbrohet me imunitet diplomatik nga kërkesa për arrest, pasi megjithëse vizita e tij është e karakterit zyrtar, Vatikani nuk njihet si shtet nga OKB-ja ndaj dhe nuk përfiton imunitet diplomatik.

Dy autorët ateistë kanë marrë për avokat Xhefri Robertsonin dhe ndihmës të tij Mark Stivensin, për vendosjen e masave ligjore kundër papës. Avokatët mendojnë të veprojnë në tre drejtime, t'i kërkojnë Prokurorisë të nisë procedurat penale kundër papës, të ndërmarrin nismë popullore kundër tij, ose ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Doukinsi pohon se "Kemi të bëjmë këtu me një njeri që mendimi i tij i parë, kur priftërinjtë e tij u kapën pa pantallona, ishte të mbulonte skandalin dhe të dënonte viktimat të heshtnin."

Hiçensi shton se "Ky njeri nuk është mbi ligjin. Fshehja institucionale e përdhunimit të fëmijëve përbën krim në çfarëdo ligji dhe nuk zgjidhet me ceremoni private e pendime në formë të hollash në kishë, por përmes drejtësisë dhe dënimit."

Në lidhje me arrestime të kësaj natyre në Angli, vitin e kaluar veprimtarë pro-palestinezë arritën të bindin gjykatën të lëshonte urdhër arresti për Xipi Livnin, politikanen izraelite, për vepra penale të kryera gjatë përleshjeve të Gazës në vitet 2008-2009. Urdhri u tërhoq pasi Livni anuloi vizitën e saj në Angli.

"Mundësia e ndjekjes ligjore të papës është më se reale", thotë avokati Stivens. "Bashkë me Xhefrin kemi arritur në përfundimin se Vatikani nuk përbën shtet në të drejtën ndërkombëtare. Ai nuk njihet nga OKB-ja, nuk ka kufij të mbrojtur dhe marrëdhëniet nuk i ka të karakterit të mirëfilltë diplomatik".
 15

Komente

postieri
postieri 
14 prill 2010 - 20:17
Citim:
Pope Wants to Dialogue With Atheists, Says Prelate

VALENCIA, Spain, APRIL 14, 2010 (Zenit.org).- Benedict XVI is working to further the dialogue between faith and reason, and thus is conversing with atheist thinkers and artists, said the president of the Pontifical Council for Culture.

Archbishop Gianfranco Ravasi stated this Tuesday during a press conference in Valencia, the diocesan news agency Avan reported.

The prelate, who is in Spain to inaugurate the Fides et Ratio Chair of the Catholic University of Valencia, explained that his Vatican dicastery is under taking many initiatives in this regard.

Archbishop Ravasi reported that the pontifical council is also organizing a series of meetings at UNESCO's headquarters in the University of Paris and in the French Academy, through the Courtyard of the Gentiles, an institution created by his own dicastery to stimulate dialogue with the atheist realm.

ndiq nyjen



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore