njoftohu | anëtarësohu
Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni

Londër: 100 mijë britanikë kërkojnë të çpagëzohen

Londër: 100 mijë britanikë kërkojnë të çpagëzohenMbi 100 mijë britanikë kanë shkarkuar nga interneti "çertifikatat e çpagëzimit" për të zhvlerësuar në mënyrë publike pagëzimin e tyre të pavullnetshëm kur kanë qenë fëmijë.

Fushata është një nismë e grupit britanik Shoqëria Kombëtare Laike dhe pason një sërë nismash të tjera të ndërmarra kohëve të fundit, si fushata e autobusëve "ateistë" në Londër dhe qytete të tjera të botës.

Xhon Hanti, 58-vjeçar nga Londra, nga të çpagëzuarit e parë, pohoi për shtypin se ka qenë vetëm 5-muajsh kur e kanë pagëzuar në mënyrë të pavullnetshme. Ndërkaq një tjetër "i çpagëzuar", në profesion mjek, pohoi se kishte kërkuar t'ia hiqnin emrin nga lista e pagëzimit në Kishën e Anglisë, por Kisha iu përgjigj se më parë do të kërkonte këshillë ligjore për diçka të tillë dhe se personi duhet gjithashtu të bënte dhe një lajmërim në Fletoren Zyrtare të Londrës. Dhe kështu u bë. Mjeku pa ngurruar botoi një lajmërim në Fletoren Zyrtare në maj të 2008-ës, gjë që incidentalisht u pasua dhe nga qytetarë të tjerë të pagëzuar në foshnjëri, por në të vërtetë ateistë.

Një qytetar tjetër pohoi për shtypin se pagëzimi në vegjëli është një "formë abuzimi ndaj fëmijëve" dhe pas ankesës së tij ndaj Kishës për këtë gjë, kishte marrë përgjigjen t'i drejtohej Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kisha e Anglisë pohon se pozicioni i saj zyrtar është mosndryshimi i listës së pagëzimeve. "Zhvlerësimi i pagëzimit nga ana të pagëzuarve është një çështje mes individit dhe "zotit"", pohoi një zëdhënës i Kishës për gazetarët.

Organizatorët e çpagëzimit pohojnë se lëvizja është një formë proteste ndaj bëmave të kishave gjatë kohëve të fundit, të cilat gjithnjë e më tepër kërkojnë të ndërhyjnë në vendimmarrjet shoqërore e politike të shteteve. Gjithashtu fakti që në Britaninë e Madhe statistikat zyrtare pohojnë se 72% e britanikëve janë kristianë, ndërkohë që kjo nuk i përgjigjet aspak realitetit, bën që njerëzit të reagojnë me anë të çpagëzimit duke shpallur në mënyrë simbolike se nuk janë pjesë e statistikave të tilla.

Lëvizje të tilla çpagëzimesh po ndodhin dhe në vende të tjera evropiane. Në Spanjë gjykatat i dhanë të drejtë kërkesës së një qytetari nga Valencia, Manuel Blatit, të çregjistrojë çertifikatën e tij të pagëzimit sipas ligjeve në fuqi. Po ashtu në Itali, Unioni i Racionalistëtve dhe Agnostikëve Italianë ka fituar pas betejës ligjore të 2002-it të drejtën që qytetarët të kërkojnë çpagëzimi në formë zyrtare. Unioni ka dhe faqe në rrjet ku shpërndan falas formularin e çpagëzimit për Italinë. Sipas sekretarit të Unionit, formulari shkarkohej nga dymijë njerëz në muaj, ndërsa pas shpalljes së 25 tetorit si Ditë e Çpagëzimit, numri ka ardhur gjithnë e në rritje.

Në Argjentinë, lëvizja laike ka nisur një fushatë "Braktisjeje të Përbashkët" me sloganin "Jo në emrin tim" (No en mi nombre).

Grupi britanik ndërkaq shpreson se këto vendime të gjykatave në vendet e tjera të Evropës do t'i hapin rrugë dhe Britanisë, duke qenë se BE-ja kërkon një farë barazie ligjore mes legjislacioneve të të gjithë vendeve anëtare.
Ndaje me miqtë

Komente

vampiro
vampiro 1 prill, 2009 - 00:32
Citim:
Një qytetar tjetër pohoi për shtypin se pagëzimi në vegjëli është një "formë abuzimi ndaj fëmijëve" dhe pas ankesës së tij ndaj Kishës për këtë gjë, kishte marrë përgjigjen t'i drejtohej Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

shi kisha, bo dhe humor :p

po rri e rri kur t'i shkoj nanjoni dhe në gjykatë evropiane, si do ia bëjn pastaj?! se angelzt e kanë sport kombtar me u mar me probleme ndërkombtare :D
1
postieri
postieri 1 qershor, 2009 - 01:37
Citim:
Italy: Requests for 'debaptisms' soar in Milan

Milan, 20 May (AKI) - The northern Italian city of Milan is experiencing a boom in the number of people who want to renounce their baptism and leave the Catholic church. A report in the Italian daily 'Il Giornale' said the diocese had received over 200 requests in the first five months of 2009, equalling the total number received in 2008.

"As a pastor, I worry and suffer every time I have to sign, as I did this morning, when I signed five or six of these requests," said Luigi Manganini, the priest who presides over the discipline of the sacraments of the Milan diocese quoted by Italian daily 'Il Giornale'.

ndiq nyjen

2


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH