Kroaci: Presidenti kërkon të frenojë ndikimin e Kishës

Kroaci: Presidenti kërkon të frenojë ndikimin e Kishës Zagreb – Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, përsëri dhe në disfavor të vet, ka nevrikosur Kishën Katolike të Kroacisë. Në një radio-intervistë të transmetuar të mërkurën, ai ka kundërshtuar pozitën e "privilegjuar" të Kishës dhe ka propozuar heqjen e kryqeve prej ndërtesave të qytetit, kazermave dhe stacioneve policore.

"Vetëm stema dhe mundësisht flamuri e asgjë tjetër nuk mund të vendoset atje", ka thënë presidenti, i cili ka kritikuar disa herë tashmë ndikimin e kishës në jetën publike.

"Mesiç ka nisur luftë ndaj Kishës", shkruante gazeta "Vecernji list" e së enjtes. Ndërsa Adalbert Rebiç - teolog katolik me një ndikim jashtëzakonisht të madh, deklaratat e presidentit i ka vlerësuar si "shumë të rrezikshme".

Gjatë regjistrimit të fundit të popullsisë, më 2001, rreth 90% e 4,4 milion kroatëve, e kanë deklaruar veten katolikë.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore