
| Ateistët | Arsye, Natyrë, Kulturë |
|
|
|
|
e diel, 11 brymor 2007 / Legjion
Komunislamistë të të gjitha vendeve bashkohuniKryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, reis ul ulema Sulejman Rexhepi, duke paralajmëruar themelimin e një asociacioni në nivel ballkanik, thotë se në të do të ishin Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, por edhe Greqia e Bullgaria. "Ne mbështetje të kësaj ideje është edhe Bashkësia Islame e Republikës së Turqisë, e cila është një garanci se kjo ide mund të realizohet shumë shpejt. 99% kemi parime të përbashkëta, kulturë shpirtërore të përbashkët dhe kjo më jep shpresë se do të realizohet shpejt ideja", thotë Rexhepi. Sipas tij, me siguri bartëse e këtij projekti do të jetë Bashkësia Islame e Turqisë, por do të ketë tri shtylla kryesore: Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën. Rexhepi i bëri këto komente në një intervistë me gazetën e përditshme shqip në Shkup, "Koha". Duke e parë të ndërlidhur gjendjen e bashkësive fetare në të gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë, Rexhepi shpjegon se fillimisht nga vetë pozicioni i Maqedonisë, në shtrirjen e saj gjeografike dhe në pozicionin e saj politik, me realitetin që ngërthen ndërmjet vetes, ka bindjen se "mund të luajë rolin dhe të shfrytëzohet në interesin e të gjitha trojeve ballkanike". "Maqedonia është në udhëkryqin gjeografik të besimeve dhe civilizimeve dhe nga ky pozicion luan rolin e dialogut dhe afrimit. Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, bashkësitë islame që ishin në kuadër të saj u shpallën të pavarura. Ka pasur nisma që të gjithë shtetet e Ballkanit disi të lidhen nën ombrellën e ndonjë asociacioni fetar islam dhe ky asociacion do të bashkëvepronte me asociacionet e feve të tjera në rajon. Deri më tani një ide e tillë nuk u jetësua, por ka iniciativa dhe shpresoj se do të realizohet", -thotë ai. Korrieri |
Komentet e fundit
Së fundi në danëAntiteist (VG) |
Komente
Turqia ka sponsorizuar islamizimin e shqiptarëve prej kohësh, psh. në qytete si Elbasani dhe pjesë të Librazhdit e Kavajës që sot kanë arrit në pikë të atillë që nevojë të menjëhershme për AktionT4.
Nga i derguari yne ne Dragostunje te Librazhdit Besim Dybeli
Nuk lejohet shikimi i televizorit. Ne dasma nuk lejohet as firzamonika e as gerrneta. Ne gezime e hidherime grate dhe burrat qendrojne vec e vec. Grate duhet te jene te mbuluara me ferexhe dhe me perce qe te mos i shohe kush. Nuk jemi ne rreze te maleve Tora Bora ne Afganistan, por ne kerthize te Shqiperise.
Ky eshte fshati Dragostunje ne rrethin e Librazhdit, nje fshat, fama e te cilit tashme idhet vetem me llojin e riteve fetare, aq te largeta per ne shqiptaret. Nje bote krejt tjeter, qe te ben te harrosh gjithcka e vetja te duket se je ne ishull fetar. Kesaj pasaporte, i shtohet edhe nje fakt tjeter. Plot 50 hoxhallare sherbejne ne territorin e tij, duke bere qe ky fshat te jete kampion ne kete drejtim dhe ne ritet qe ata kerkojne te zbatojne. Por, tashme 2 mije banoret e ketij fshati jane mesuar me te gjitha keto. Secili ploteson ritet nje e me nje, edhe pse "bota" tjeter zgurdullon syte kur shikon e degjon per kete cope toke e ata njerez.
Bajrami nxori ne shesh "talebanet"
U desh Bajrami, qe ne Elbasan, qyteti i tolerances qytetare te nxjerre krye intoleranca fetare. Ishte finalizimi i muajit te madherueshem te Ramazanit, ai qe do te hapte siparin e siptomave te fondamentalizmit islamik. Nje grup adoleshentesh muslimane per t'u treguar "zoterve" te tyre arabe se sa besnike jane ndaj "allahut" u jane hakerryer pardje gazetareve qe te mos publikonin fytyrat e besimtareve femra ne televizione, sepse ato konsideroheshin nje tabu vizive per fene islame ne mediat elektronike, private e shteterore.
Ne dukje kjo dukuri reflekton nje problem fare te thjeshte. Ne thellesi ai perben shqetesim mbareshoqeror, te keqijat e te cilit, nese lejohen kultivojne dhe mund te vilen te pakten pas pese vjetesh. Shume kush qe degjon per Elbasanin, nenkupton qytetin e arsimit mbarekombetar, nenkupton tolerancen qytetare dhe fetare pa ditur se ne qender te Shqiperise se mesme po perpiqet te ngule rrenje fondamentalizmi islamik.
Pa e fryre, kjo dukuri edhe pa deshiren tone eshte ekzistente dhe e vertete. Ne toke te bute ka mbire "grami" i fondamentalizmit islamik. Ai ka gjetur klimen kohore dhe komunitare per t'u rritur shpejt edhe pse trysnia e moderacionit fetar islamik mbetet prezente ne cdo cast. Arsyet...?
Pasaporta e fshatit Dragostunje
1. Pozita gjeografike: 7 kilometra ne verilindje te Librazhdit
2. Popullsia: 2 mije banore
3. Numri i hoxhallareve: 50
4. Ritet e aplikuara ne fshat:
a) Nuk lejohet shikimi i televizorit
b) Ne dasma nuk lejohet orkestra
c) Ne dasma nuk lejohet as kenga
d) Ne gezime dhe hidherime, burrat qendroje vec dhe grate vec
e) Grate duhet te jene te mbuluara me ferexhe dhe perce
d) Grate nuk duhet te filmohen e nxirren ne fotografi
---
Varferia dhe "virgjeria" fetare
35 vjet me pare aksioni antife do te shkulte nga themelet te tria besimet fetare ne treven e Elbasanit. Te pakta ato kulte fetare qe gjalluan deri ne vitet '90. Skuadrat heretike rinore te viteve _65-70-te do te sheshonin dhjetra xhami e kisha pa menduar dhe besuar se pas 25 vjetesh ne rrenojat e tyre do te ngriheshin te reja. Keshtu ndodhi.
Ne vitet _92-'95,gati ne te gjithe fshatrat e Elbasanit do te ndertoheshin xhami te reja. Sot numri i tyre arrin ne 48. 21 prej xhamive jane ndertuar pas viteve '97. Vlen per t'u permendur e vetmja e ndertuar me fondin prej 24 milione leke te vjetra nga fshataret e Labinotit Mal, te cilet edhe gjate kohes se diktatures, diten te ruajne te paprekur fene dhe ritet islame. Me se shumti ne kete aksion pro musliman, do te afroheshin shoqatat arabe, qe nen siglen "bamiresi" do te fshinin ate qe ne e zbuluam vone, fondamentalizmin islamik.
Ne mungese te detit dhe te kufirit, kjo treve perbente shtratin me te mire per lulezimin e fese islame. Te tille emisare arabe shfrytezuan me se miri varferine ekstreme te kesaj treve, ashtu sikurse shfrytezuan nga ana tjeter ende gjallesen e besimit fetar islam. Te dyja anet se bashku kane plotesuar ate projekt qe emisaret arabe, fondamentaliste, ishin bere gati pa zbritur ende ne token shqiptare. Emisaret e kesaj feje sic duket kishin studiuar mire se "bastionet" muslimane ishin me se tepermi ne Shqiperi ne zonat e Elbasanit si ne Labinot, Cermenike, Dragostunje, Peqin, Dumre, ne rrethinat e Elbasanit etj. Per kete qellim nuk u kursyen fondet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Sudani, Irani, Arabia Saudite, Siria, Pakistani dhe Afganistani. Fondet e tyre u vodhen pa kursim si per ndertimin e kulteve fetare islame ashtu dhe per qytetaret apo fshataret, qe betoheshin se per ta kishte nje Zot dhe ky ishte Muhameti.
Dragostunja "flamuri" i islamizmit ekstrem
Eshte nje fshat i vogel. Vetem 7 km ne verilindje te Librazhdit me emrin Dragostunje ku me se shumti banojne 2 mije banore. Gati te gjithe banoret e ketij fshti gjate 35 vjeteve qe ka munguar feja muslimane, per hir te tradites dhe te hoxhallareve te dikurshem, mbeti e gjalle feja muslimane. U deshen vitet _90-te qe ky fshat te merrte fryme dhe hoxhallaret e dikurshem te fshehur, diten te mbanin flamurin e besimit islamik ne fshat.
Nuk e teprojme te themi qe ne kete fshat sot, teper i varfer, predikojne fene islame me teper se 50 hoxhallare. Ne asnje fshat tjeter te Shqiperise nuk gjendet nje numer i tille
hoxhallaresh me kaq pak banore qe te edukojne tek bashkefshataret e tyre besimin islam.
Kjo do te ishte gjeja me e pakte nese keta predikues fetare do te ziheshin mes njeri-tjetrit brenda kater sekteve fetare islame, se cili do te kishte te drejte te fliste ne emer te perendise. Eshte me teper se ironik fakti qe sot brenda dy xhamive te Dragostunjes, hoxhallaret ne fjale perpiqet te zene radhe per te thirrur ne minaret e xhamive ritet e tyre fetare sipas "porosive" qe kane marre nga "pedagoget" islam arabe.
Nje konflikt i tille eshte shtrire ne gati te gjitha familjet e Dragostunjes dhe per me teper ne secilen prej familjeve te ketij fshati gjen botkuptime te ndryshme per fene islame. Te parat qe e kane besuar nga keto rryma fetare brenda nje feje, dasmat e ketij fshati.
Cuditerisht ne ceremoni te tilla gezimi nuk ka orkestra. Kjo per pasoje e propagandes ekstreme fetare islame. Madje ne dasma kur ne fshatrat e tjere perseriten ritet e qytetit, ketu burrat ulen vec dhe grate ulen vec. Nusen e presin pa ceremoni muzikore dhe pa kenget e tradites. Jo pak prej hoxhallareve te ketushem, bejne propagande qe ne familjet me oxhak islam te mos ndizet televizori dhe grate te jene te mbuluara nga koka te kembet me ferexhe dhe perce te zeze, duke predikuar se femren islame duhet te mos e
shohe me as dielli dhe jo personat ne publik. Keto kohet e fundit ne jo pak prej familjeve te Dragostunjes ka hyre tradita e re e ngrenies kembekryq ne dysheme.
Te gjitha keto "rite" kane ardhur si rezultat i predikimit fetar islamik arab, te cilet, (keta te fundit), kane hedhur me miliona leke per restaurimin e xhamive si dhe per nevojat jetike te fshatareve qe ne fakt jane me te varferit e rrethit te Librazhdit.
http://forum.kosova.de/forum/viewtopic.php?mode=viewtopic&topic=964&forum=19&start=80
ja dhe një ndodhi që e mbaj mend para nja ca kohësh me 500 fëmijë synet në katunet e Librazhdit me bekimin e turqve ku "keshilltari i kryeministrit turk premton rruge e ujesjelles pas ritit masiv"...
(...)
Ne ceremonine qe i paraprin berjes synet te 500 djemve te moshes nga 5 deri ne 15 vjec nga Librazhdi dhe Perrenjasi, ka marre pjese edhe keshilltari i kryeministrit turk, me origjine te larget shqiptare, Zeki Caliskan, por edhe shume perfaqesues te fese myslimane nga Turqia, Kosova dhe vende te tjera. Myftinia e Librazhdit ne bashkepunim me organizaten “Ukida” ne Turqi organizuan ceremonine, e cila filloi me veshjen e femijeve me kostume, te cilet nen tingujt e orkestres u bashkuan ne qendren e Librazhdit e me pas ne qendren kulturore te rrethit, ku u organizua ceremonia festive me femijet dhe familjet e tyre.
(...)
Ndersa keshilltari i kryeministrit turk, Zeki Caliskan, i premtoi popullit te Librazhdit ndihma ne investime: si rruge, ujesjelles, bashkepunim te biznesit shqiptar me ate turk, si dhe dhenien e nje ndihme te shpejte per femijet e vegjel te ansamblit “Rrajca”, per kostumet kombetare (veshjet popullore). Caliskan duke qene edhe vete me origjine shqiptare, ka folur edhe per lidhjen shekullore qe ekziston mes dy vendeve. Te pranishem kane qene edhe kryetari i organizates fetare “Ulkida”, qe ka mbeshtetur kete aktivitet mjaft kuptimplote per besimtaret myslimane.
(...)
http://korrieri.com/index.php?k=10&i=51500
...te shkretet banore te drogostunjes!....une personalisht lexoj kuranin por e shtyre nga bibla.Dhe ne kuran eshte shkruar "qe nje mysliman i mire duhet te lexoj biblen,te pakten shkrimet hebreje....por si eshte e mundur qe te arrihet deri ne kete pike?!...deri ne ate pike qe te drejtat e njeriut te mos llogariten fare?...deri ne ate pike qe "keta udheheqes fetare-te ashtuquajtur fetare" te manipulojne e te ushtrojne presion psikologjik mbi keta njerez te pambrojtur?...duke i frikesuar ne emer te perendise-allahut?....por perendia eshte dashuri eshte shkruar ne bibel e deshiron qe njerezit ti afrohen me dashuri dhe me vullnet te lire,pasi te jene bindur qe kjo eshte e verteta-1 gjonit 4:8...dhe mjafton te kujtojme qe dasmat dhe gezime te tjera te jetes kane qene gjithmone te shoqeruara me muzike dhe harè qysh nga kohet e hershme biblike sepse bejne pjese tek kenaqesite e jetes qe perendia na ka dhuruar.
Jep koment