KOASH-i kthehet në biznes të mirëfilltë privat
e mërkurë, 4 qershor 2008
Prej disa muajsh kishat ortodokse në Rrethin e Fierit dhe atë të Lushnjës kryejnë shërbesat fetare me pagesë. Madje prej tyre kanë caktuar edhe tarifat përkatëse për çdo shërbesë.
Tarifat e vendosura pothuaj në të gjitha kishat në varësi të Mitropolisë së Beratit gjenden të afishuara në portën kryesore të shumë kishave të Qarkut të Fierit.
Afishimi i këtyre tarifave ka sjellë reagim te shumë besimtarë të fesë ortodokse, ndërsa priftërinjtë sqarojnë se bëhet fjalë për një urdhër të mitropolisë, për të kapërcyer vështirësitë financiare.
4 qershor 2008 - 15:41