njoftohu | anëtarësohu
Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik

Kisha e Shna Ndout, vendi magjik Shtypi i huaj i nxitur nga një lajm në agjencinë "Rojters" ka komentuar për vendin "çudibërës" ku ndodhet kisha e Shna Ndout (Shën Antonit) në Laç. Kisha vizitohet nga neofetarët për shpëtime të ndryshme të karakterit trupor dhe mendor. Vijon artikulli nga tv Klan:

"Kisha e Shën Antonit në Laç, vendi që besohet se ka fuqi shëruese. Në një kronikë të sajën Agjencia e lajmeve Reuters flet për kishën magjike, e cila vizitohet çdo ditë nga qindra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria. Siç shprehet Reuters, ajo që besimtarët kërkojnë në këtë kishë është shpëtimi fizik dhe shpirtëror. Një prej tyre, Agron Ceiku, i cili ka ardhur nga Italia vetëm për të vizituar këtë vend të njohur si Kisha e Laçit, beson se kjo kishë ka fuqinë tu japë zgjidhje problemeve të tij shëndetsore.

"Kam disa probleme të vogla shëndetsore për të cilat mjekët nuk po më japin zgjidhje. Kam shpresa të mëdha pas kësaj vizite në këtë kishë. Besoj se ka vetëm një zot, nuk ka rëndësi, musliman, katolik apo çfarëdolloj besimi. Për mua ka vetëm një zot.”

Historia e këtij vendi nis në shekullin e 12 dhe është e tejmbushur me legjenda të murgjve të keqtrajtuar të cilët kanë qenë kritikë të ashpër të armiqve të kristianëve, përfshi edhe perandorinë osmane. At Mikel Pëllumbi i cili mban edhe meshë në Kishën e Shën Antonit tha se çdokush është i mirëpritur, pavarësisht se cilit besim fetar i përket.

"Pelegrinët që vizitojnë këtë kishë i përkasin të gjitha shtresave, duke përfshirë këtu, politikanë, komunustë, ateistë, besimtarë e kështu me rradhë. Të gjitha ata janë të mirëpritur, edhe pse vijnë me idenë se është një vend magjik, apo që ka fuqi magjike që mund t’i ndihmojë apo mbrojë ata.”

Agjensia britanike e lajmeve rikthen sërish në këtë kronikë faktin se Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend me tolerancë fetare. Siç shprehet Reuters, Shqipëria nuk ka një histori që flet për ekstremizëm fetar."
Ndaje me miqtë

Komente

ariu 2 nëntor, 2009 - 19:02
Miresevini ne festivalin "Besetytni 2009". Bileten te dera. :p
1
ariu 2 nëntor, 2009 - 19:04
prit tani qe u kujtova gjyshja e nje shokut te dashures time vunte nga migrena te keqija dhe kur preku gurin e dyte majtas ke themeli pare u sheru periher
2
vampiro
vampiro 2 nëntor, 2009 - 19:23
goca hallës nji shoqes time çalonte nga këmba majt dhe kur ngjiti gjith rrugën duke ecur me gjunj, arriti në majë dhe pastaj filloi të eci normal
3
sami 2 nëntor, 2009 - 19:47
Un kam pas i haski te vogel qe sfliste fare. E mora me vete deri siper dhe mas dy oresh filloi te fliste. Un dhe haski im besojm ke Shna Ndou.
4
5% alkool 2 nëntor, 2009 - 20:07
:ahaha:
burri i komshijes time ka shku analfabet ne shna ndo dhe kur zbriti poshte dinte te lexonte japonisht
5
gjermoni 2 nëntor, 2009 - 20:20
gjyshi i njonit qe kemi paralel binte nga uturaku ka ora 10 e mngjesit dhe ne e thirrshim ket shokun ne ore te mesimit qe te shkonte ta ngrinte nga uturaku. i dit morem vesh qe e kishin cu ne shna ndo kta dhe sperdor me uturak. sa jena merzit, per faj te shnandoit jemi bo basketbollista se skishim si shtynim oret
6
evola
evola 2 nëntor, 2009 - 20:23
:ahaha:
7
contra 2 nëntor, 2009 - 20:39
un qe kur ika ne shnando nuk jam kthy me! ju lutem lajmroni mamin
8
nga alpet e zelandes 2 nëntor, 2009 - 21:25
na lej me bob te meditojm ne qetsi se ka ardh furnizim i ri nga Lazarati per gjith Shna Ndoun dhe pelegrinet
9
mami contres 2 nëntor, 2009 - 21:27
ku je mo bir! ke kujdes nga tundimet e shejtanit
fusha sintetike 2 nëntor, 2009 - 21:32
motra ime donte te behej cun dhe kur vajti ne Shnando u bera me vella. flm Shnando, pa ty sdo e rrifnim dot ate zgjeben ke kati pare
30 ojro nvit 2 nëntor, 2009 - 22:44
familja e cunit te xhajes te koleges time ka pas probleme me dritat dhe qe kur vajti ne shen ando nuk i ikin me dritat, kurse kesaj koleges time nuk i iken me uji. e pabesushme po e vertete
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 3 nëntor, 2009 - 08:50
Kam pasur tezen në Laç, afër kishës katolike të qytetit (jo asaj në mal), çuditërisht sa herë që hipnin në mal, murgeshat ktheheshin me barrë!
ariu 3 nëntor, 2009 - 12:47
"immaculate conception" e :p
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 3 nëntor, 2009 - 12:58
Me sa mbaj mend, nuk ishte shume immacolate, sepse ishte nje prift i huaj me emrin Vllatko qe merte shpesh pjese ne conception. ;)
Amantia
Amantia 3 nëntor, 2009 - 17:12
Isha duke shkuar për në kish' t'Laçit. Kur arrita pranë saj mbylla syt dhe befas fillova të fluturoja. Kur i hapa sytë ndodhesha në shtrat, në shtëpinë time. E kuptoni çfarë mrekullie? Falë saj un' arrita të teletransportohem.... Tani jam dhe un' një X-Man. :p
kalimtar 3 nëntor, 2009 - 19:01
jemi dy ateiste qe duam te perjetojme mrekulline e vendit drejtperdrejt. ku behen nisjet per Shnando nga Tirana? ka hotel atje lart? si jan cmimet? flm
digirrota 8 nëntor, 2009 - 10:57
nje motra e nje shokut te babes se shoqes ngushte te shoqes time shkoi ne shnandon 42 vjec dhe erdhi 24.....
12 pa pes 9 nëntor, 2009 - 23:03
Ka qene nje djale sa here qe vdiste e conin ne Shna Ndo dhe ngjallej. eshte e vertet - ma ka treguar gjyshja.
zana 20 mars, 2010 - 14:35
sa injorante jeni te gjithe... nuk e dini se cdo te thote te vuash pastaj... shpresoj te mos e dini kurre se perndryshe edhe vete do e kuptonit sesa shume njeriu ka nevoje per nje dore qe ta shtrengoje. une besoj tek Shna Ndou dhe e di qe do sheroje...
sami 20 mars, 2010 - 15:28
macja ime kristina ka vujt shum kur ishte me nji kemb mangut. pasi e hodhem nga guret e shnandoit ajo u be me kater kembe si gjithe macet e tjera. tani ajo luan e lumtur dhe i eshte mirenjohese dores kozmike
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 6 prill, 2010 - 11:19
Citim:
njeriu ka nevoje per nje dore qe ta shtrengoje

Zana, kjo gjë është shpikur me kohë, quhet familje!
postieri
postieri 13 qershor, 2010 - 14:53
Citim:
Kurbin, mijëra pelegrinë në kishën e Shna Ndout

Mijëra vetë kanë marrë pjesë në peligrinazhin e pervitshëm te Kisha e Shena Ndout, në rrethin e Kurbinit.

Besimtaret kanë nisur të popullojnë të gjthë vendin përreth kishës dhe vendin e shenjtë që në orët e para të mengjesit të së shtunës dhe kanë qëndruar aty gjatë gjithë natës, duke ndjekur edhe ritualin e lutjeve të tyre.

Me shpresen se Shena Ndou do u plotesoje deshirat e tyre, pelgrinet kane vazhduar ritualin e lutjeve duke sfiduar edhe temperaturat e larta. Shtimi i fluksit te pelegrineve ne kete kishe ka bere qe Drejtoria e Shendetit Publik Kurbin te hape edhe nje pike urgjence ne afersi te kishes per t’u ardhur ne ndihme edhe peligrineve ne raste problemesh.

Deri ne oret e mengjesit kane marre ndihmen mjekesore mbi 120 veta te cilet kane paraqitur edhe komplikacione te ndryshme si pasoje e mbipopulllimit ne ambientet rreth e rrotull kishes.

ndiq nyjen

lemeria 13 qershor, 2010 - 17:56
Citim:
Deri ne oret e mengjesit kane marre ndihmen mjekesore mbi 120 veta te cilet kane paraqitur edhe komplikacione te ndryshme si pasoje e mbipopulllimit ne ambientet rreth e rrotull kishes.

s'i vje zor ketyre deleve qe shkojne deri ne shna ndo per te perfundu te doktoret? kta do i mallkoje shna ndoi se
1. nuk kane besim se do i sheroje vet shna ndoi dhe
2. doktoret jane vegla te shejtanit
:p


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH