Kinë: Shpendët vijnë nga dinozaurët, pohojnë fosilet e reja
e hënë, 28 shtator 2009
Zbulimi i pesë fosileve të reja dinozaurësh në Kinë konfirmon tezën se shpendët kanë evoluar nga dinozaurët, pohojnë shkencëtarët kinezë që kanë kryer zbulimin.Fosilet e gjetura kanë struktura puplore ose të ngjashme me to, dhe rasti më i qartë mes tyre tregon praninë e katër krahëve dhe të këmbëve me pupla të dendura. Zhu Zing, njëri prej shkencëtarëve pjesëmarrës në zbulim, do të sjellë hollësi të mëtejshme në Bristol në takimin e përvitshëm të Shoqatës së Paleontologjisë Kërbishtore. "Këto gjetje të veçanta fosilesh na japin provat që na mungonin deri më tash", pohon Zhu Zingu. "Tashmë çdo gjë shkon në vendin e vet dhe lidhet me njëra-tjetrën." Gjetjet datojnë deri në 151 milionë - 164 milionë vjet më parë duke qenë kështu më të hershme se dhe arkeopteriksi që mendohej si shpendi më i vjetër. "Fosilet japin konfirmimin se hipoteza e dinozaurit-shpend është e saktë dhe gjithashtu mbështet idenë se shpendët kanë ardhur nga dinozaurët teropodë (grupi i grabitqarëve që përfshin alozaurët dhe velociraptorin)" - shton Zhu Zingu, nga Pekini. Fosilet u zbuluan në krahinën e Liaoninit. "Ajo që të trondit është fakti se ishin të mbuluar me pupla kudo përveç sqepit dhe kthetrave," - pohon Zingu, duke përfunduar, - "është lloji i parë me pupla i njohur deri më tani, lloji më i hershëm me pupla. Çështja e parë për ne ishte a ishte fosile autentike, apo ndonjë truk, por pasi e shyrtuam me imtësi jemi të bindur se kemi të bëjmë me një lloj të vërtetë... Më të rëndësishmin për kuptimin e prejardhjes së shpendëve." Fosilet do t'i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë dhe anën mekanike të fluturimit të këtyre shpendëve parakë. Gjedhet janë njoftuar si tipe të Anchiornis huxleyi-t. Hollësi të mëtejshme rreth tyre do të botohen në revistën "Nature". Pamje: ndiq nyjen 4
Komente |
Lajme të ngjashme
|
28 shtator 2009 - 18:28
Sa per keto Fosile une besoj se jan t'verteta dhe prej Miliona vite keto kan Evololu si Shtaz dhe Shpend te tjera...
In Darwin We Trust!
29 shtator 2009 - 04:07
In Darwin We Trust!
23 tetor 2009 - 16:30
Në Kinë janë zbuluar më shumë se 20 fosile të Darvinopterusit, dinozaurë fluturues, të cilët kanë jetuar 160 milionë vjet më parë dhe janë quajtur kështu për nder të babait të teorisë evolucioniste, Çarls Darvin.
Të gjetura në verilindje të Kinës, këto kafshë hedhin dritë mbi historinë evolutive të Pterosaurit në të cilët bëjnë pjesë dhe Darvinopterus. Feçka e gjatë, dhëmbët dhe gjatësia e qafës e këtyre pterosaurëve gjigandë hedhin hipotezën se mund të kenë qenë grabitqarë të ngjashëm me shqiponjat që gjuajnë dhe hanë kafshë të tjera, duke përfshirë edhe llojet e tjera të mëdha dinozaurësh sa një pëllumb.
Karakteristikat anatomike të Darvinopterusit hedhin dhe hipoteza të tjera si për shembull: ngjan si një kombinim perfekt mes karaktereve tipike të pterosaurit primitiv dhe atyre të ekzemplarëve më të zhvilluar.
“Darvinopterusët kanë qenë pothuajse një shok për ne”, - ka shpjeguar njëri nga kërkuesit që ka ekzaminuar pjesët e gjetura, David Unuin i Universitetit britanik të Leiçesterit.
“Karakteristika e çuditshme tek Darvinopterusi është që kishin kokë dhe qafë të ngjashme me atë të pterosaurëve më të zhvilluar, ndërsa pjesa tjetër e skeletit, përfshirë këtu dhe një bisht shumë të gjatë, është identike me atë të pterosaurit primitiv”.
Sipas kërkuesve, bëhet fjalë për një shembull të qartë të “ovulimit modular”, që shpjegon transformimin gradual të karaktereve të qenieve njerëzore.
Duke vëzhguar një trup primitiv, këta reptilë fluturues kanë filluar ta shtrijnë gjatësinë e qafës, duke u përshtatur në të njëjtën kohë me ndryshimet në kafkë.
ndiq nyjen
16 nëntor 2009 - 20:33
une e dua shpende si jan te bukra?!
18 janar 2010 - 11:19