Kanada: "Të hiqen librat ateiste!"


Pasi u zgjuan ca keq me filmin "Kompasi i artë", katolikët e Kanadasë kërkojnë ndalimin e librave ku u bazua filmi, meqë autori dhe idetë e tij janë ca si kundër ideve të tyre.

Xhastin Trotie, drejtori ekzekutiv i Qendrës Ontario të Hetimeve, bëri thirrje për kthimin e librave të hequr, në raftet e bibliotekave "në mënyrë që bibliotekat të vazhdojnë të jenë vende mësimi dhe imagjinate".

"Disa prej autorëve, filozofëve dhe shkencëtarëve tanë më të mëdhenj kanë qenë ateistë. Nëse librat e shkruar nga ateistët censurohen sepse nuk i shkojnë për shtat botëkuptimit katolik, mos vallë këshilli i shkollës do të nisë të censurojë dhe librat që konsiderohen si pro-myslimane, pro-budiste apo dhe pro-protestante nëse këto kritikojnë katolicizmin?" - pyeti Trotieu në një deklaratë të tij ditën e enjte.

"Së shpejti libri i vetëm që do të mbesë në bibliotekë do të jetë Bibla" - shtoi ai.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore