Kanada: Hoxha akuzohet për sulme seksuale

Kanada: Hoxha akuzohet për sulme seksuale Policia kanadeze ka akuzuar hoxhën e një xhamie në Toronto, për 13 raste sulmesh seksuale, ndërsa pohohet se mund të ketë dhe viktima të tjera në shtete të tjera.

Policia bëri të ditur se hoxha, Mohamad Masrur, ka abuzuar postin e tij gjatë mësimit të "Kuranit" nxënësve të Shoqatës Islamike "Mukarram Baitul" si dhe në privat në shtëpitë e viktimave që prej ardhjes së tij në Toronto.

Policia pohon se hoxha ka punuar dhe jetuar dhe në Francë, Gjermani, Bangladesh, Hungari, Singapor, Sri-Lankë dhe së fundi dhe në Florida e Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet kanadeze i kanë bërë thirrje publikut t'i ndihmojë në evidentimin e viktimave të tjera. Deri më tani akuza ka 5 viktima meshkuj dhe femra, ndërsa hetimet janë në ecuri e sipër.
 66

Komente

kalimtar/e 
28 gusht 2011 - 23:26
hallall prej zoti i ka hahahahha! duhet me zhduk kete far te poshter!


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore