Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni
njoftohu | anëtarësohu

Japoni: Shkencëtarët flasin për teletransport të energjisë

Japoni: Shkencëtarët flasin për teletransport të energjisëPas teletransportit në nivel atomik të arritur vitin e kaluar në Universitetin e Miçiganit, shkencëtarët japonezë kanë përdorur të njëjtat parime për të vërtetuar se dhe energjia mund të teletransportohet njësoj si informacioni.

E teksa nuk pritet që ky konstatim të përshpejtojë zhvillimin e kompjuterëve kuantikë, gjithsesi do të sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e shpërndarjes së energjisë.

Sipas kësaj teze të ngritur nga Masahiro Hota nga Universiteti Tohoku, Japoni, një varg grimcash të ngërthyera me njëra-tjetrën do të mund të zgjatoheshin përgjatë një hapësire të pafund. Duke shkaktuar ndryshim energjetik në njërën prej grimcave, do të ndryshonin dhe grimcat e tjera të ngërthyera me të. Për të ruajtur energjinë, grimca fillestare eventualisht shkatërrohet ndërsa energjia e saj i kalon grimcës së fundit në varg. Kështu energjia teletransportohet nga njëra grimcë tek tjetra.

Natyrisht që Hota nuk ka paraqitur ende projektin për zëvendësimin e linjës së tashme elektrike me energji të teletransportueshme, por është përqendruar në studiminin e mekanikës kuantike pas këtij koncepti. Megjithatë, teza shënon një hap të ri drejt teletransportit, aplikimet e të cilit do të ishin nga më të ndryshmet.


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH