Japoni: Hajabusa sjell material nga asteroidi

Japoni: Hajabusa sjell material nga asteroidi Për herë të parë në misionet hapësinore, një sondë nga Toka ka arritur të ulet në asteroid. Autoritetet japoneze konfirmuan se kanë mbledhur pluhur nga asteroidi i mbiquajtur Itokava, me anë të anijes Hajabusa, duke shmangur dhe ndotjen e materialit nga agjentë të jashtëm.

Grimcat i janë nënshtruar një hetimi të rreptë, që prej zbritjes së kapsulës në territor australian vitin e kaluar.

Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Joshiaki Takagi, ka dhënë lajmin në konferencë shtypi gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa Agjencia Japoneze e Eksplorimit të Hapësirës (JAXA) ka botuar në vijim hollësitë e misionit në faqen zyrtare.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore