Janinë: Prifti në krye të grabitjes së manastirëve

Janinë: Prifti në krye të grabitjes së manastirëve Një prift është arrestuar nga policia greke në Janinë për vjedhjen e 48 ikonave, zbukurimeve, statujave të drunjta dhe librave në dhjetra manastire të rrethit të Janinës.

Bashkë me priftin janë arrestuar dhe dy persona të tjerë ndërsa po hetohet vlera arkeologjike e objekteve të vjedhura.

Gjatë kërkimit në manastirin e Pambotidës, si dhe në banesat e të arrestuarve janë gjetur objekte të lashta, pistoletë dhe 500 fishekë të kalibreve të ndryshme.

Sipas të dhënave të deritanishme, disa nga objektet ishin hequr nga manastiri i Janinës në vitin 2009.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore