Itali: Rrëzohet vendimi për gjykatësin laik

Itali: Rrëzohet vendimi për gjykatësin laik Një gjykatës italian që ishte dënuar me 7 muaj heqje lirie sepse nuk kishte pranuar të punonte në një gjykatë me simbol fetar të varur në mur, është shpallur sot i pafajshëm nga Gjykata e Lartë.

Gjykatësi Luixhi Tosti, ishte dënuar në maj të vitit 2007 për "refuzim të kryerjes së detyrës". Por Tosti ishte përgjigjur atëbotë "Në sallën e gjyqit, o unë, o kryqi".

Avokati mbrojtës i Tostit kishte kërkuar rigjykim të çështjes, përderisa Tosti ishte zëvendësuar nga një gjykatës tjetër në lidhje me sallën, por Gjykata e Lartë vendosi për pafajësi të plotë duke u shprehur se "nuk është kryer asnjë krim". Seanca gjyqësore në fjalë u krye pa praninë e simboleve fetare.

Tosti, tani 60 vjeç, ka pasur dhe një përjashtim të mëparshëm sepse nuk kishte pranuar të kryente detyrën në sallën gjyqësore në Kamerino, nëse nuk hiqeshin dhe atje simbolet fetare nga salla dhe t'i rikthehej gjykatës "karakteri i saj laik".

Këshilli Magjistratëvë e kishte hequr Tostin nga posti në shkurt të 2006-ës, duke i prerë dhe rrogën, me arsyetimin e "sjelljes së pajustifikuar". Ky vendim kishte risjellë kështu në publik debatin për praninë e simboleve fetare në ndërtesat publike.

Kryqet kristiane nuk janë të detyruara të vendosen në ndërtesat publike në Itali dhe ndonëse pjesa dërrmuese e italianëve janë katolikë, shteti është laik dhe ndarja e shtetit nga feja është caktuar me ligj që prej Kushtetutës së pasluftës duke hequr shumë nga privilegjet e mëparshme të Kishës Katolike në vend. Megjithatë Kisha vazhdon të ketë ndikim të fortë mbi politikanët italianë.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore