Itali: Pezullohet mësuesi se hoqi kryqin nga klasa
e premte, 19 shkurt 2010
Një mësues është pezulluar nga puna në Itali pasi nxënësit u ankuan në drejtorinë e shkollës kur mësuesi hoqi kryqin nga klasa. Franko Kopoli, mësues letërsie nga Umbria, e hoqi kryqin me arsyetimin se arsimi dhe feja janë të ndara dhe nuk duhen përzier me njëra-tjetrën.Pas ankesës nga nxënësit, Këshilli Kombëtar i Arsimit e pezulloi mësuesin Kopoli për një muaj. Vendimi vjen pas rastit tjetër me gjykatësin Luixhi Tosti i cili e ka çuar çështjen e pezullimit të tij nga detyra e gjykatësit për të njëjtën arsye, deri në Gjykatën e Lartë të Italisë. Ndarja e shtetit nga feja përcaktohet në Kushtetutën italiane të pasluftës dhe me Konkordatin e vitit 1984 morën fund dhe pjesa dërrmuese e privilegjeve që Kisha Katolike ka pasur në administratën publike. Pas shumë incidenteve të tilla duket se në jetën publike të Italisë po formohen dy fronte të ndara në lidhje me përdorimin dhe shfaqjen e simbolikës fetare në institucione. 0
Komente |
Lajme të ngjashme
|
3 mars 2010 - 12:42
Ai duhesh djegur në turrën e druve!
Blasfem i poshtër, i pafe!!!!!