Itali: MPJ, fetarët të bashkohen kundër ateistëve

Itali: MPJ, fetarët të bashkohen kundër ateistëve Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, ka bërë këtë javë një deklaratë të pazakontë, ku kërkon që të gjithë përfaqësuesit e feve abrahamike të bashkohen në luftë kundër "ateistëve, materialistëve dhe relativistëve".

Fratini e ka bërë deklaratën në një artikull në gazetën e Vatikanit, "Osservatore Romano", ku i etiketon ateistët si "perversë" dhe "kërcënim për shoqërinë".

“Kristianët duhet të mundësojnë lidhjen e një marrëveshjeje me islamikët për të luftuar ato aspekte, që si çdo ekstremizëm, kërcënojnë shoqërinë. E kam fjalën për ateizmin, materializmin dhe relativizmin. Kristianët, islamikët dhe judaistët duhet të punojnë së bashku për t'ia arritur këtij synimi të përbashkët. Besoj se ka ardhur koha për një humanizëm të ri, në mënyrë që të luftojmë këto dukuri perverse, pasi vetëm qendërzimi i qenies njerëzore është shërimi kundër fanatizmit dhe intolerancës."

Veç postit të ministrit të Jashtëm të Italisë, Fratini ka shërbyer më herët në strukturat e Bashkimit Evropian, si komisioner evropian për Lirinë, Sigurinë dhe Drejtësinë, si dhe zv/kryetar në komisionin Barroso.
 1

Komente

ona 
17 nëntor 2010 - 20:55
Keta politikanet italiane ngelen ekstremiste edhe si gjithmone flasin brockulla.
Urimi-Kukes 
18 nëntor 2010 - 11:51
Shifni pra se cfere dami te shkakton besimi i verber dhe fiksimet qe ti ngulitin ne femini kleri, familja dhe shoqeria! Edhe Franco Fratini qe ka nji barre kulture e pushtet nuk ka arritun te clirohet prej tyne. Nji arsye besoj eshte se nuk i ka vu kurre ne dyshim ato.
Rojtar i Pyllit
Rojtar i Pyllit 
18 nëntor 2010 - 14:28
Citim:
si çdo ekstremizëm, kërcënojnë shoqërinë


Ka shumë të drejtë! Dje dëgjova në lajme se një ateist kamikaz shpërtheu një bombë në stacionin e trenit të Romës. Lajmi tjetër ishte se në një mbledhje ateistësh u përdhunuan 100 fëmijë nga pedofilat e ndyrë të pafe.
Ekstremizmi i të pafeve nuk njeh kufi.


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore