Islamikët kërkojnë ndryshimin e brezave orarë


Shkencëtarët dhe klerikët myslimanë kanë bërë thirrje për vendosjen e orës së Mekës, Arabi Saudite, si pikë referimi për matjen e kohës, duke zëvendësuar atë të mesditësit të Grinuiçit, Angli.

Thirrja u bë në një konferencë që u mbajt në shtetin e Katarit me titull "Meka, qendra e Tokës, teori dhe praktikë". Sipas pjesëmarrësve "Meka është qendra e vërtetë botës", madje një gjeolog syresh pohoi se Meka ishte në përputhje të plotë me veriun magnetik.

Ai shtoi se anglezët ia kanë imponuar me forcë botës matjen e orës sipas Grinuiçit, në kohën kur Anglia ishte fuqi koloniale dhe tashmë ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë dhe të merret për bazë Arabia Saudite.
 0

Komente

riu 
2 maj 2008 - 15:02
Më pëlqeu ajo pjesa "shkencëtar myslimon". Ka fillu me u tall dhe BBC-ja me këta të shkretët.

Ndërkohë unë them të ngrihena dhe ne dhe të kërkojmë që të ndryshohet matja e orës me referencë Tomorrin, se të gjithë e dinë që Tomorri është qendra e Tokës...
Aleksandër
Aleksandër 
6 gusht 2009 - 12:57
Sa i bi ora tani me orën e Mekës? :D
erta
erta 
17 gusht 2009 - 22:39
Keta jane out fare... duken pasojat e diellit ne shkretetire. :p


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore