Irlandë: Kryeministri akuzon Vatikanin për mbrojtje të pedofilëve

Irlandë: Kryeministri akuzon Vatikanin për mbrojtje të pedofilëve Kryeministri i Irlandës, Enda Keni, ka lëshuar një sulm të paprecedent ndaj Kishës Katolike. Duke folur në parlament ai tha se një raport parlamentar i lëshuar me 13 korrik tregon përpjekjet e Vatikanit për të penguar hetimet mbi abuzimin e fëmijëve nga klerikët. Kjo sipas tij është bërë për të ruajtur fuqinë dhe reputacionin e Vatikanit.

Keni u shpreh se marrëdhëniet historike mes Kishës Katolike dhe shtetit në Irlandë nuk mund të jetë më si më parë. Ndërsa disa parlamentarë irlandezë të koalicionit qeverisës kanë bërë thirrje për dëbimin nga Irlanda të përfaqësuesve të Vatikanit në shenjë proteste për qëndrimin e Vatikanit.

Qeveria e Irlandës akuzon Vatikanin për mosmarrje të masave ndëshkuese ndaj 19 klerikëve të cilët rezultuan të kishin abuzuar me fëmijët në Irlandë.
 10



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore