IRJM: Gjykata heq lëndën e fesë si jokushtetuese
e mërkurë, 15 prill 2009 / fronti polar
Gjykata Kushtetuese e IRJ të Maqedonisë ka anuluar të mërkurën dispozitën ligjore që para pak kohësh futi fenë si lëndë mësimore në arsimin 9-vjeçar në vend.Dispozita binte ndesh me laicitetin e shtetit dhe ndarjen e të dytit nga institucionet fetare, pohuan mediat. Kjo lëndë u fut gjatë këtij viti shkollor ku nga klasa e pestë nxënësit, sipas dispozitës, duhet të ndiqnin lëndën e fesë në ortodoksi, islamizëm apo katolicizëm, ose n.q.s. prindërit e tyre nuk dëshironin mësim të fesë për fëmijët, atëherë të ndiqnin në vend të saj histori të fesë. Ligji në fillim u brohorit nga komunitetet fetare në vend, por hasi në kundërshtimin e vendosur nga jofetarët, të cilët kërkuan rishikimin e dispozitës në gjykatë. "Kush do të marrë mbi shpatulla përgjegjësinë e kthimit të shkollave tona në kisha e xhami?", pohoi pas vendimit të fundit të gjykatës Andrej Zernovski i PLD-së i cili fajësoi VMRO-DPMNE-në për këtë shkelje. Komente |
Mbi 250 mësues të mësimit fetar në shkollat fillore do të ngelin pa punë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
(...)
Kjo ministri shprehu keqardhje dhe bëri të ditur se do t`i sqarojë teologëve arsyet e largimit të tyre nga puna.
Bashkësitë fetare kanë reaguar lidhur me këtë vendim të gjykatës. Bashkësia Islame Fetare e Maqedonisë (BFIM) ka theksuar se vendimi bazohet në stereotipe dhe ateizëm.
Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) vlerësoi se vendimi ka qenë i pritur, por sipas kreut të këtij komuniteti, do të gjenden forma të tjera për të aplikuar mësimin fetar.
Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj nënvizoi se me aplikimin e mësimit fetar në shkolla ishte shkelur sekularizmi në shtet.
ndiq nyjen
Në të gjitha kishat dhe manastiret në mbarë vendin në shenjë proteste do të bien kambanat në mesditë për shkak të heqjes së mësimit fetar nëpër shkollat fillore të Maqedonisë. KOM ka theksuar se në këtë mënyrë do të zgjojnë vetëdijen tek ata që po tentojnë të shmangin siç thuhet “Zotin nga fëmijët”.
KOM e ka vlerësuar sërish të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e mësimit fetar dhe se një praktikë e tillë sipas kishës po realizohet në shumë shtete evropiane, ku fëmijët njihen me fetë e tyre.(INA)
ndiq nyjen