IRJM: Allahu dhe Muhamedi dalin në pjeshkë

IRJM: Allahu dhe Muhamedi dalin në pjeshkë Në fshatin Moranë të Shkupit, familja Ramadani ka gjetur para disa ditësh në Rosoman një kokërr pjeshke në të cilën shkruhet "All-llah" dhe "Muhammed".

Pjeshka është dërguar tek hoxha i fshatit i cili e ka konfirmuar një gjë të tillë. Pjeshkën më pas familja Ramadani e ka dërguar në Sveti-Nikollë në një fabrikë për konservim të frutave.

Pamjet e para, kur dhe është gjetur pjeshka janë bërë me celular. Pas gjashtë ditësh pjeshka është konservuar dhe objektivi i kamerës nuk mund ta kapë pasi ndodhet në ujë.

“Një plak maqedonas na e dha këtë pjeshkën dhe na menjëherë e dërguam nëpër hoxhallarë dhe vërtetuam që me të vërtet në këtë pjeshkë shkruan...emrat e shenjta të mëdhenj, All-llah dhe Muhammed”, tha Sami Emini, njëri nga personat që kanë gjetur pjeshkën.

Raste të ngjashme ka pasur edhe në vende të tjera të botës ku emri "All-llah" është paraqitur nëpër shumë objekte, si në domate, shalqi, drunj etj. Rasti i fundit në IRJ të Maqedonisë ishte ai kur një merimangë nëpërmjet rrjetës që ajo bën kishte shkruar "All-llah".
 0

Komente

sami 
13 gusht 2009 - 22:46
:ahaha: :lolo: :ahaha:
proscriptor
proscriptor 
14 gusht 2009 - 01:55
Citim:
Pjeshka është dërguar tek hoxha i fshatit i cili e ka konfirmuar një gjë të tillë.



skerdilaid
skerdilaid 
25 gusht 2009 - 00:20
Afërdita i bën më të bukura se allahu arab:








Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore