Indonezi: Shkruan "Zoti nuk ekziston!", rrezikon burgun
e diel, 22 janar 2012
Një nëpunës i shtetit është arrestuar në Indonezi pasi shkroi në faqen e tij në "Facebook" shprehjen "Zoti nuk ekziston!". Tani ai rrezikon të dënohet me pesë vite heqje lirie në bazë të ligjit për blasfeminë.Aleksandër Aan, 31 vjeç, është akuzuar për përdorim të rrjetit social me qëllim shpërndarjen e ideve që dhunojnë ligjet e shtetit dhe për deklarimin e tij të rremë si mysliman në vendin ku punon. Komenti i tij është bërë shkak për ngritjen e hetimeve në Sumatrën perëndimore, ndërsa ai vetë është linçuar nga njerëzit teksa shkonte në punë, raporton agjencia e lajmeve NOA. Indonezia është një vend me 240 milionë banorë, ku lejohet prania e feve, por ateizmi është i paligjshëm. 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|