Indonezi: Myslimanët ndryshojnë drejtimin e faljes
e diel, 18 korrik 2010
Xhakartë - Myslimanët e Indonezisë mësuan të premten se kanë qenë duke u falur në drejtim të paditur, pasi autoriteti më i lartë islamik i vendit pohoi se direktiva e tij për drejtimin e Mekës ishte e gabuar dhe se besimtarët po i faleshin shteteve të Afrikës.Për shkak se myslimanëve i kërkohet t'i drejtohen Mekës në Arabi Saudite gjatë faljes, Këshilli Ulema Indonezian kishte lëshuar një vendim në mars ku drejtimi i faljes për indonezianët duhet të ishte perëndimi dhe jo lindja si në pjesë të tjera të botës. "Kemi vendosur se aktualisht xhamitë i janë drejtuar Somalisë ose Kenias, ndaj dhe po iu sugjerojmë njerëzve që të ndryshojnë pak drejtimin nga veriperëndimi," thotë kryetari i KUI, Kolil Ridvan, për agjencinë e lajmeve "Rojters". "Nuk ka nevojë të shemben xhamitë, thjesht ndryshoni pak drejtimin gjatë lutjes," vazhdon ai duke shtuar se myslimanët nuk duhet të kenë frikë se lutjet iu kanë shkuar dëm meqënëse janë lutur në drejtimin e gabuar. "Lutjet e tyre dëgjohen gjithsesi nga allahu," pohon ai. 16
Komente |
Lajme të ngjashme
|
18 korrik 2010 - 07:46
18 korrik 2010 - 10:25
29 gusht 2010 - 19:35
12 shtator 2010 - 03:02
16 shtator 2010 - 14:22
Ndonjehere me duket se jam ne enderr. Si eshte e mundur te kete njerez qe besojne me bindje te plote cfaredo qe t'u servohet?
Duhet me kan mysliman (shperlarje truni) per me e marr vesh!