njoftohu | anëtarësohu
Aktualitet    Shkrime    Video    Thënie    Shpoti    ForumTerminologji    Dijeni

Imami: Njerëzit me probleme psikologjike përqafojnë islamizmin


Në radhët e besimtarëve myslimanë është shtuar ndjeshëm nga viti në vit numri i besimtarëve praktikantë të fesë. Këtë gjë e shpjegon Imami i Xhamisë së Tabakëve.

Sipas tij, në radhët e besimtarëve janë shtuar edhe persona të cilat kanë qenë problematikë, si në raport me të tjerët edhe me familjen e tyre. Këta, pasi kanë nisur të jenë besimtarë të devotshëm dhe kanë filluar agjërimin, kanë ndryshuar rrënjësisht.

“Janë njerëz që kanë qenë problematikë, natyra të egra, shqetësues për familjen e tyre. Tani që agjërimi është bërë pjesë e jetës së tyre, kanë ndryshuar dhe janë bërë shumë të dashur”, - tha Imami i Xhamisë së Tabakëve.

Ndërkohë që sipas tij, është shtuar shumë dhe numri i të rinjve që janë praktikantë të fesë, sepse po sipas tij, dhe praktikat e fesë janë të këndshme dhe të lehta, i bëjnë njerëzit të ndihen mirë me veten.

Arbri, një djalë 19-vjeçar ka nisur të agjërojë para 4 vitesh që në moshën 15-vjeçare; edhe pse në fillim nuk është pranuar nga shoqëria e nga familja, ai nuk ka hequr dorë nga besimi i tij. “Ndihem më i fortë me besimin tim”, - shprehet Arbri.
Ndaje me miqtë

Komente

riu 14 tetor, 2007 - 08:25
ke shtimi i numrit duhet të kenë marrë parasysh dhe këto 400 turqit në Kukës... ndiq nyjen
1
filoqyli 3 tetor, 2008 - 14:11
Citim:
Imami: Shtohet numri i myslimanëve, kryesisht njerëz me probleme psikologjike

hahah, u ka bo myslimanizmi pavijon per robt me probleme mendore
2


Jep koment
Kahu postar nuk bëhet publik.
Hap/mbyll ndijëzat
:);):(:D:ahaha::p:lolo::?:ok::sarkast::fyu::!:irat::qysh:
Faqosja: Lër një rresht hapësirë mes kryeradhësh. Kahet në rrjet kthehen vetiu në nyje.

RSS kryesore Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Emërtimet | Botëkuptimet | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2010 SH