Holandë: Në prag të ndalimit me ligj të ferexheve
e premte, 16 shtator 2011
"Do të ketë një ndalim të përgjithshëm të veshjeve që mbulojnë fytyrën në publik", njoftoi Ministria e Brendshme e Holandës në një deklaratë për shtyp në përfundim të mbledhjes së këshillit të ministrave.Projektligji, që do të kalojë për mendim në Këshillin e Shtetit, parashikon ndalimin e ferexhesë në hapësirat e ndërtesat publike, institucionet arsimore, institucionet e kujdesit shëndetësor dhe në transportin publik. Qeveria vlerëson se mbajtja e veshjeve që fshehin pjesërisht ose plotësisht fytyrën "është në kundërshtim me karakterin e lëvizjes në jetën publike, ku ne duhet, me fytyrë të zbuluar, të mund të njihemi të gjithë njësoj". Kryeministri holandez, Mark Rute, po ashtu ka njoftuar për rregulla më të ashpra për emigrantët dhe azilkërkuesit që duan shtetësi holandeze. Ata, në të ardhmen, duhet të dëshmojnë se kanë fituar të ardhura dhe se nuk kanë marrë asistencë financiare ose përfitime për të paktën tre vjet. 34
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|