Holandë: 350 raste pedofilie për Kishën Katolike
e mërkurë, 10 mars 2010
Rreth 350 viktima të dyshuara të abuzimeve seksuale kanë njoftuar brenda pak ditësh në Kishën Katolike në Holandë raste abuzimi nga klerikë. Akuzat u referohen ngjarjeve që kanë ndodhur edhe rreth 60 vjet më parë, nga vitet '50 deri '70, tha ipeshkvi përgjegjës Gerard de Korte nga Leuuwarden-Groningen, si përfaqësues i konferencës së ipeshkëve. Sipas të dhënave të organizatës "Ndihmë dhe drejtësi" e cila u vjen në ndihmë viktimave të abuzimeve, të prekura janë në radhë të parë konvikte në të gjithë vendin. Ipeshkvët katolikë njoftuan të martën rishqyrtimin e plotë të rasteve të abuzimeve seksuale në strukturat e tyre./dw/ 0
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|