Holandë: 1 në 6 priftërinj nuk besojnë në zot, pohon studimi
e premte, 5 gusht 2011
Një studim nga Universiteti i Lirë i Amsterdamit pohon se një në gjashtë priftërinj të Kishës Protestante Holandeze nuk besojnë në zot. Një rast që ka ngjallur interesin e mediave ka qenë dhe ai i priftit Klas Hendrikse, njohur në Holandë si "prifti ateist". Autoriteteve kishtare u ishte kërkuar të merrnin masa disiplinore ndaj tij pas botimit të librit me titull "Besimi në zotin që nuk ekziston". Por prifti qëndroi në postin e mëparshëm, pasi u vu re se brenda Kishës Holandeze kishte dhe funksionarë të tjerë me bindje të tilla. "Unë vetë nuk e ndjej të nevojshme të besoj në jetën pas vdekjes," thotë Hendrikse. "Aspak! Për mua jeta jonë, detyra jonë, është përpara vdekjes. Kur ndodh diçka, ndodh këtu në tokë, mes teje e meje, mes njerëzve dhe vetëm këtu mund të ndodhë." "Zoti nuk është as qenie... është thjesht një fjalë që shënon përjetimin, ose përjetim njerëzor," vazhdon ai. Hendrikse madje e përshkruan rrëfimin biblik të jetës së Jezusit si një rrëfim mitologjik rreth një personi që mund të mos ketë ekzistuar kurrë. Profesori Hijme Shtofels, i Universitetit të Lirë të Amsterdamit, pohon se njerëzit tashmë e mbështesin fenë mbi koncepte të përditshme dhe jo më teologjike. "Në shoqërinë tonë quhet 'diçkaizëm'," thotë ai. "Duhet të ketë 'diçka' midis tokës e qiellit, por ta quash këtë 'zot', e aq më tepër 'zot personal', duket se është e pamendueshme për shumicën e holandezëve," - përfundon Shtofelsi. 60
Komente |
Lajme të ngjashme
|
6 gusht 2011 - 16:28
6 gusht 2011 - 21:17