Gjykata Evropiane: "Jo minareve në Zvicër"
e shtunë, 9 korrik 2011
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka hedhur poshtë aktpaditë e myslimanëve zviceranë ndaj vendimit për moslejimin e ndërtimit të minareve pas referendumit në Zvicër. Gjykata vlerësoi se ankesat nuk mund të shqyrtoheshin, pasi shkelen nenet 9 dhe 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilën respektohet liria fetare. Gjykata theksoi se palët ankuese nuk kanë dorëzuar argumente të mjaftueshme mbi veprimet e autoriteteve shtetërore për dëmtimin e interesave të tyre fetare. Ndalimi i ngritjes së minareve në Zvicër zbatohet nga viti 2009 pas referendumit ku shumica e zviceranëve u deklaruan kundër minareve si pjesë të arkitekturës së Zvicrës. 21
Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
|
Lajme të ngjashme
|