Gjermani: Sinjalizohen sulme kundër Bundestagut

Gjermani: Sinjalizohen sulme kundër Bundestagut Rrjeti islamik "Al-Kaida" dhe grupime aleate me ta, sipas një artikulli të revistës gjermane "Der Spiegel", planifikojnë sulme kundër ndërtesës së parlamentit gjerman në Berlin.

Revista, e cila i referohet informacioneve të autoriteteve gjermane të sigurisë, njofton se ekstremistët planifikojnë të shkaktojnë gjakderdhje dhe të marrin pengje.

"Informacionet mbi planet e terroristëve vijnë nga një xhihadist, i cili ndodhet jashtë Gjermanisë dhe i është drejtuar disa herë me telefon Zyrës Gjermane të Kriminalistikës”, thuhet më tej në artikullin e "Spiegel"-it.

Atentatet janë planifikuar të kryhen në shkurt, ose mars të vitit të ardhshëm. Këto informacione kanë qenë arsyeja e paralajmërimeve publike të ministrit të brendshëm gjerman Tomas de Mezier për sulme terroriste.
 0



Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore