Gjermani: Ministri i Brendshëm identifikon rreth 1 mijë terroristë islamikë
e hënë, 5 shtator 2011
“Ne kemi pothuajse 1 mijë njerëz që mund të përshkruhen si terroristë të mundshëm islamikë”, - ka deklaruar ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Piter Fridrih për gazetën Bild duke shtuar se 128 prej tyre mund të konsiderohen si “të rrezikshëm” dhe të aftë për ndërmarrjen e sulmeve.Sipas tij, rreth 20 prej tyre kanë stërvitje të mëparshme në kampet e grupeve terroriste dhe këta individë janë nën vëzhgim të shërbimeve të sigurisë së Gjermanisë. Megjithatë, ai vlerëson se gjasat e përsëritjes së sulmeve të përmasave të 11 shtatorit 2001, SHBA, janë të vogla. Këto komente ministri i bëri pas nisjes javën e kaluar të procesit gjyqësor kundër një 21-vjeçari me origjinë nga Mitrovica, i cili deklaroi se kishte verpuar i vetëm nën ndikimin e propagandës islamike, kur vrau dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në muajin mars. 9
Komente |
Lajme të ngjashme
|
2 tetor 2011 - 18:35
Raportohet se katër të dyshuar si ekstremist islamik janë arrestuar sot në Gjermani pasi dyshohen se kanë planifikuar sulme terroriste.
Transmetuesi lokal i radios SWR raportoi sot, duke cituar një zëdhënës të policisë, se katër persona të lindur në Gjermani, tre nga ish-kryeqyteti i Gjermanisë Bonn dhe një nga qyteti Offenbach afër Frankfurtit, janë arrestuar pasditen e së dielës.
Sipas këtij raporti, i dyshuari nga Offenbach-u është liruar në mungesë të dëshmive, ndërsa të tjerët mbeten në paraburgim duke pritur hetimet e mëtejshme.
ndiq nyjen