Francë: Refuzohet shtetësia për fetarët radikalë

Francë: Refuzohet shtetësia për fetarët radikalë Qeveria franceze i ka refuzuar dhënien e shtetësisë një shtetasi të huaj, për shkak se ka detyruar gruan e tij të mbulohet kokë e këmbë sipas traditës islamike. Personi, shtetësia e të cilit nuk u bë e ditur, kërkonte shtetësi franceze për t'u vendosur në Francë pranë bashkëshortes së tij.

Ministri francez i Emigracionit, Erik Beso, e pohoi në viijim precedentin e parë për kufizimet e përfolura ditët e fundit ndaj veshjes islamike dhe detyrimit të ushtruar mbi gratë.

Komisioni i posaçëm parlamentar i ngritur për këto çështje ka rekomanduar gjithashtu se shtetësia dhe leja e qëndrimit i duhet refuzuar cilitdo që shfaq shenja të dukshme të "praktikimit radikal të fesë".
 0

Komente

robzoti 
4 shkurt 2010 - 04:01
shteti qe eshte shtet


Jep koment
Komentet e kalimtarëve moderohen në intervale kohore dhe sipas rregullave të pjesëmarrjes. Tematika e faqes është ateizmi dhe antiteizmi. Nuk pranohen komentet me propagandë, predikim apo provokim fetar të cilido lloji.
Aktualitet | Shkrime | Video | Thënie | Shpoti | Forum | Terminologji | Dijeni | Kontakt

 ateistet.org © 2007 - 2012 L
RSS kryesore